Skandal / ILDKP-ja informoi Bashën që në 2014 se leja e ndërtimit dhënë vetes është në konflikt interesi (Letra)

Përmes një deklarate zyrtare, dje Lulzim Basha u mundua të shfajësohej se kishte marrë miratimin me shkresë zyrtare nga Inspektorati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, se po t’i jepte vetes një leje ndërtimi, me firmën e tij si kryebashkiak i Tiranës, për të ndërtuar një kat shtesë në pallatin ku banonte, pra katin e 13-të ku jeton edhe sot, nuk ishte në konflikt interesi. Basha i është drejtuar fillimisht vajzës së tezes së bashkëshortes së tij, Lindita Dedëgjoni, e cila asokohe ishte Autoriteti Përgjegjës për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Bashkinë e Tiranës e drejtuar nga Basha, nëse është apo jo në konflikt interesi (Lexo këtu).

Por, ne sot po publikojmë pikërisht letrën që ILDKP i ka dërguar Lulzim Bashës për këtë çështje me 30 korrik 2014. Nga komunikim vërtetohet lehtësisht se pretendimi i Bashës është i pavërtetë dhe se kryetari i PD ka gënjyer në deklaratën e bërë dje pasdite.

Në këtë letër, ILDKP i kujton ish-kryebashkiakut Lulzim Basha se është në konflikt të hapur të interesit, duke qenë se leja që ai do të jepte ishte për veten e tij. Ky institucion i ka bërë me dije Bashës nenin 37 të Ligjit Nr.9367, date 07.04.2005, i ndryshuar, ku janë përcaktuar mënyrat bazë të parandalimit, trajtimit dhe të zgjidhjes së konfliktit të interesit për zyrtarët që ushtrojnë funksione publike.

Gjithashtu, ILDKP i ka kujtuar Bashës, që me profesion është edhe jurist, edhe nenin 37 të Kodit të Procedurave Administrative ku përcaktohen llojet e interesave private që bëhen shkak për lindjen e një konflikti interesi dhe ndalimi i pjesëmarrjes në një vendimmarrje publike ku ekziston interesi privat.

"Asnjë punonjës i organeve të administratës nuk mund të marrë pjesë në një proces vendimmarrës administrate apo në një lidhje kontrate ku administrata që ai përfaqëson është palë në rastet kur punonjësi ka ose dyshohet të ketë kushtet e mëposhtme:

a)    ka një interes personal direkt apo indirekt në çështjen në fjalë;

b)    bashkëshorti apo bashkëjetuesi ose të afërmit e tij deri në shkallë të dytë kanë një interes direkt apo indirekt në çështjen në fjalë”.

Pra e shkruar e zeza në të bardhë, ILDKP i ka bërë me dije kreut demokrat se ka konflikt të pastër interesi në çështjen në fjalë. Por, edhe pse Basha do të deklaronte se ishte i pa zëvendësueshëm në detyrën e tij si kryetar i bashkisë, praktika e mëvonshme e administratës së tij ka treguar krejt të kundërtën, pasi në gusht të 2014-s disa leje ndërtimi janë firmosur nga ish nënkryetari I bashkisë, Enno Bozdo.

Nga ana tjetër, ky komunikim i Bashës me ILDKP-në provon edhe njëherë faktin se Basha duke përfituar nga pushteti i ka dhënë leje vetes për një kat të 13-të shtesë, duke uzurpuar tarracën e cila është hapësirë e përbashkët e pallatit dhe duke rrezikuar banorët edhe me shembjen e mundshme të pallatit, i cili ishte projektuar për 12 kate.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leon: 23/12/2018 09:12

    Nuk votoj PD,,,leja eshte dhene nga kryetari i bashkise si te gjitha lejet per shtese kati ne Shqiperi,OK,,,,,, bashkia dhe kryetari aktual do tja anulloje nje leje te dhene po nga vete institucioni bashki quhet cënim i te drejte JURIDIKE ,OK,,,kur cenohet siguria Juridike i cenuari fiton DEMSHPËRBLIM ne Stasburg (Ju kujtohet pallati neVlore) te gjith te lumturit e prishjes do paguajne nga TAKSAT e tyre demshperblimin qe Rama do i japi Lulit ......

    Përgjigju
  • Hinglateri: 22/12/2018 18:56

    Genjeshter e perseritur shkerdhatokraci

    Përgjigju
  • mua: 22/12/2018 17:14

    Edveri po ben vjedhje me taksat ju merreni me Bashen...

    Përgjigju
  • sapa: 22/12/2018 15:20

    Sa naive ka shqiperia.Akoma besohet qe nje njeri qe eshte shperblyer padrejtesisht per ndertim pallati me taksat e popullit nga Rilindasit kjo force qe eshte ne pushtet per te bere shtet ti prishe Lulit dicka tjeter?Po ta kishin serjozisht berjen e shtetit keta rilindas sharlatane dhe hajdute nuk do i jepnin shperblim per pallatin perkundrazi do fillonin ndjekjen penale me kohe.Por nuk kane te drejte morale se jane te dhjere vete pa perjashtim!

    Përgjigju
  • Rruqja: 22/12/2018 13:16

    P.D.DUHET NJE SAHAT E ME PARE TA ZHDUKI KTE MASHTRUS .VRASES .HAJDUT .BASHKE ME ATA QE KA MBLEDH RRETH VETES NE TE KUNDERT VITIN TJETER NE ZGJEDHJE DO ZERI E VENDIN E PARTIS SE AVUKATIT TE P**** SPARAK NGJELES .QE BEN PERENDIN NE TE FOLUR DHE KAKARDHIN NE TE PUNUAR.

    Përgjigju
  • ana: 22/12/2018 13:00

    Lesh Lesh,, paska qe ne 2014 qe I ka shkuar letra dhe dilni ne 2019 per tja prishur ndertesen,,nderkohe ne burg keni cuar mijera familje qe kane bere shtese pa leje,, a vdekshi,,po vdeskhi ,po vdeeeeekshi ,,para vitit 2019 te gjithw ju,,,kanceri ju mbizoterofte ne shpite tuaja

    Përgjigju
    • emigrant: 22/12/2018 19:27

      nuk ha mortja m,,,,,t

  • Pema: 22/12/2018 12:52

    Ncncnc ca pragu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli