Një ditë pas protestës kombëtare të organizuar nga PD, në tubimin e përjavshëm (Foltoren) të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha është vënë re një prezencë tejet e ulët e numrit të të pranishmëve.

Nga pamet me dron të siguruara nga Report TV, vihet re se në sheshin para godinës së Kryeministrisë Berishës i janë bashkuar vetëm një grusht militantësh.

Një rënie e ndjeshme e numrit të ‘ithtarëve’ që i bashkohen tubimeve të Berishës vihet re nga java në javë, duke bërë që të pranishmit të shesh shpesh të numërohen edhe me gishtat e dorës.

Një nga shkaqet kryesore të numrit të ulët të pjesëmarrësve në protesta është edhe dhuna dhe hedhja e molotovëve gjatë protestave të fundit të PD-së, duke krijuar panik dhe pasiguri te të pranishmit.