E gjithë Shqipëria brenda, asnjë qytetar dhe makinë në rrugë! Report Tv pamje me dron nga Tirana si kurrë më parë! (VIDEO)

TIRANE-E gjithë Shqipëria pas orës 13:00 ka rënë në një heshtje totale, ku gjithçka dëgjon janë vetëm disa cicërima zogjsh dhe gjithçka që sheh janë vetëm patrullat e policisë që qarkullojnë në rrugë për të monitoruar situatën në vend. Të gjithë qytetet janë të boshatisura, ku qytetarët janë të kyçur në shtëpitë e tyre dhe të gjitha makinat e parkuara. Asnjë qarkullim, asnjë lëvizje, qetësi!. Report Tv ka sjell me dron pamje nga Tirana e cila duket e boshatisur dhe e qetë si kurrë më parë.

Urdhri i kryeministrit Rama ditën e djeshme se pas orës 13:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit të ditës së hënës ndalohet qarkullimi për të gjithë dhe gjithçka do të qëndrojë e mbyllur është zbatuar. Në rrugë të vetmet që kalojën janë ambulancat dhe makinat e ushtrisë e policë. Makinat e akredituara që lejohen të qarkullojnë, që numërohen me gishtat e dorës, i kalojnë kontrolleve të policisë për të parë dokumentacionin përkatës që u lejohet qarkullimin.

Këtë pamje urojmë ta shohim deri në fund të kësaj lufte dhe qytetarët t'i japin fund shëtitjeve të papërgjegjshme dhe marrëzive për të mbushur rrugët sapo u jepet leja për të qarkulluar. Qëndroni në shtëpi, përndryshe nuk do të fitojmë asgjë dhe koronavirusi do na mund. Këtë nuk mund ta lejojë askush nga ne!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:40
Shtetrrethim absolut edhe në Berat, asgjë nuk pipëtin, ngujohen të gjithë brenda

Edhe në Berat nuk ka asnjë lëvizje në mbrëmjen e sotme. Prej orës 13:00 gjithçka jashtë ka ndaluar deri të hënën në orën 05:00. Në rrugë janë vetëm efektivët e policisë.

Ora 20:32
4 dronë monitorojnë Gjirokastrën dhe rrethinat për shkeljet e ndalimqarkullimit

4 dronë janë ngritur në ajër nga policia e Gjirokastrës për të monitoruar situatën jo vetëm në qytet por edhe në rrethinat e tij. Sipas pamjeve të kapura nga dronët duket se asnjë qytetar dhe asnjë makinë nuk qarkullon në rrugë, të cilat janë tërësisht të boshatisura.

Gjithçka që dallohet janë vetëm patrullat e policisë dhe forcat ushtarake që lëvizin për të parë situatën në vend dhe respektimin e urdhrave të qeverisë për ndalimqarkullimi, që ka nisur që në orën 13:00 dhe do të përfundojë në orën 05:00 të ditës së hënë.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia Vendore e Gjirokastrës, dronet po filmojnë dhe pamjet kalojnë direkt në serverin qendror të Policisë së Shtetit nga ku dhe në rast të evidentimit të ndonjë shkelësi, ai zbulohet dhe me pas ndëshkohet sipas dispozitave që njeh ligji në raste emergjencash si ajo e COVID-19.

Ora 19:52
Thyen urdhrin, kapen 'mat' 6 shoferë në Shkodër, gjobitet edhe një lokal që hapi dyert


Pavarësisht se pjesa dërrmuese e qytetarëve janë ndërgjegjësuar në Shkodër ka pasur disa raste sporadike ku është thyer urdhri i qeverisë mbi orarin e lëvizjes. Nga policia gjatë kontrolleve janë konstatuar shtatë shkelje për ditën e sotme.

Tre personave që janë kapur duke qarkulluar në shkelje të orarit u është hequr leja, ndërsa tre të tjerëve u është bllokuar makina. Gjashtë shkelësit e urdhrit janë gjobitur edhe me nga 10 mijë lekë sipas Aktit Normativ.

Ndërkohë që është gjobitur edhe një lokal me 100 mijë lekë pasi hapi dyert duke thyer urdhrin. Në Shkodër nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus. Prefektura njofton se janë mbështetur  familjet në nevojë me pako ushqimore, janë dezinfektuar rrugët, pedonalet, tregjet dhe trotuaret.

Ora 19:14
Nuk zhgënjen as Korça! Në rrugë vetëm policët, qytetarët brenda (VIDEO)

Korça është mbërthyer nga heshtja dhe qetësia ashtu si të gjitha qytetet e tjera të mëdha të vendit që për shkak të masat të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë futur brenda për të dalë të hënën në orën 05:00.

Ora 19:03
Fier, në rrugët bosh qarkullon vetëm policia e ushtria (VIDEO)

Qyteti i Fierit, ashtu si dhe qytetet e tjera të vendit është i heshtur, pa qarkullim njerëzish dhe makinash në rrugë. Gjithçka që shkon janë vetëm patrullat e policisë dhe forcat ushtarake që qarkullojnë për të monitoruar situatën.

Ora 18:36
Pamje me Dron! Report Tv ofron Tiranën si kurrë më parë (VIDEO)

Report TV ka monitoruar situatën në Tiranë me dron nga lartë duke ofruar një pamje si kurrë më parë. Një Tiranë e qetë, e heshtur, e boshatisur dhe pa asnjë njeri dhe makinë në rrugë, kjo është ajo që gjithçka duket nga pamjet e dronit të Report TV.

Një pamje e tillë mund të duket paksa e trishtë ndërsa jemi mësuar të shohim një Tiranë të zhurmshme dhe plot jetë, por po aq e bukur për të shijuar qetësinë që ajo ofron. Dhe kjo pamje e siguruar pasditen e të shtunës, në fakt duhet të mbizotërojë edhe gjatë paradites dhe qytetarët të mos shfrytëzojnë orët e lejes për të lëvizur për të dalë shëtitje dhe dynden në pazare sikur të ishte në një ditë normale.

Ora 18:30
Heshtje varri! Zbrazen rrugët edhe në Krujë! (VIDEO)

Edhe në Krujë e Fushë Krujë mbrëmja i ka gjetur të gjithë qytetarët shtëpi. Në rrugë ka vetëm forca policie, ndërsa ka pasur edhe episode të rralla qytetarësh që dalin poshtë pallateve të tyre.

Ora 18:30
Vendi në shtetrrethim, Report Tv monitoron rrugët në Tiranë! Mbizotëron heshtja (VIDEO)

Report Tv ka monitoruar rrugët e Tiranës ku duken të gjitha bosh, të shkreta pa asnjë lëvizje qytetarësh dhe as një automjet. Nga zona e Qendrës, rruga e Elbasanit, zona e Ish-bllokut, Pallati me Shigjeta, Zona e  9-katësheve janë të gjitha të boshatisura, ku e vetmja gjë që shikon janë forcat e policisë dhe patrullat e tyre për të monitoruar situatën dhe zbatimin e urdhrave. I gjithë ky shtetrrethim është vendosur për shkak të luftës që vendi po kryen kundër koronavirusit.

Ora 18:28
Edhe Shkodra bosh! Qytetarët mbyllen në shtëpi, makinat në parkim

Dhe qyteti i Shkodrës pas orës 13:00 është boshatisur e tëra ku asnjë qytetar dhe asnjë makinë nuk shfaqet në rrugë. Në rrugët e qyteti janë vendosur patrulla policie në çdo cep për të monitoruar situatë dhe zbatimin e urdhrit të dhënë nga qeveria.

Ora 18:18
Tirana bosh, asnjë lëvizje makine dhe qytetarësh në rrugë (VIDEO)

Kryeqyteti ditën e sotme ashtu sipas urdhrit të kryeministrit Rama, pas orës 13:00 nuk ka pasur asnjë lëvizje të qytetarëve dhe makinave në rrugë. Në çdo cep të qytetit janë vendosur postblloqe të policë dhe forcat ushtarake që monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme rrugë dhe zonat, për të mos lejuar daljen e qytetarëve nga banesat e tyre.

Nga zonat e Pallatit me Shigjeta, gazetarja e Report Tv Klesiana Omeri raporton se asnjë lëvizje nuk në rrugë. Në këtë zonë është vendosur një postbllok, që deri në këto çaste ka lejuar të kalojë vetëm ambulanca dhe mjetet e ushtrisë e policisë, ndërsa asnjë mjet tjetër nuk është parë në rrugë.

Mjetet e tjera private që numërohen me gishtat e dorës dhe që janë të pajisura me dokumentacion përkatës , pasi janë kontrolluar nga policia janë lejuar të kalojnë.

Duket se urdhri i kryeministrit se pas orës 13:00 nuk do të ketë më asnjë dyqan hapur, përfshirë dhe marketet dhe farmacitë dhe as një qytetar nuk mund të dalë në rrugë, po zbatohet.

Report TV ka vëzhguar situatën në teren dhe ato mjete që janë lejuar të kalojnë ajën vetëm ato të certifikuara dhe akredituara, ku pas kontrollit të dokumenteve nga policia lejohen të vazhdoj në rrugën e tyre.

Kjo pamje e pasdites është krejt e kundërta me ato të paradites ku dyndjet e njerëzve ishin masive, në grupe dhe pas asnjë lloj mase të marrë, ku dhe ruajtja e distancës mes tyre nuk respektohej.

Gjithashtu në rrugë gjatë gjithë ditës makinat e ushtrisë vijojnë thirrjet me megafon që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Ora 18:13
Koronavirusi e kthen Durrësin në qytet fantazmë (VIDEO)

E njëjta panoramë si pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit të kaluar, ku të gjithë u larguan dhe qyteti ishte bosh është edhe sonte në Durrës. Qytetarët janë izoluar në shtëpi pas urdhrit duke u bindur. Report Tv bëri një vëzhgim në rrugët e këtij qyteti ku nuk lëviz asgjë dhe në rrugë janë vetëm forcat e policisë dhe ushtrisë për të kapur cdo qytetar që do të tentojë që të dalë.

Ora 18:06
Gjobat dhe ushtria bindin qytetarët! E gjithë Vlora në karantinë, lungomare bosh (VIDEO)


Qetësi absolute në rrugë edhe në qytetin e Vlorës. Report Tv sjell pamjet nga qyteti bregdetar ku në rrugë nuk duket asnjë qytetar. Nga ora 05:00-13:00 të gjithë qytetarët u furnizuan duke bërë pazaret dhe tani të gjithë janë brenda me familjen.

Ora 18:05
Heshtje totale, në Elbasan nuk lëviz as miza! Të gjithë në shtëpi (VIDEO)

Rrugët e Elbasanit janë boshatisur totalisht nga qytetarët dhe nga makinat. Në rrugë nuk lëviz asnjë person pas urdhrit që nisi në orën 13:00 të mesditës dhe që do të jetë në fuqi deri të hënën në orën 05:00.

Ora 17:55
E gjitha në karantinë! Rama: Tirana siç s'ka qenë kurrë në jetë të jetëve nën dritën e diellit

Qytetarët i janë bindur urdhrit për të qëndruar në shtëpi për shkak të masave drastike që janë marrë për të parandaluar koronavirusin. Tirana duket si rrallë herë, rrugët janë të gjitha bosh, të gjithë njerëzit janë mbyllur brenda. Ndërgjegjësimi, gjobat, por edhe fakti që qeveria i paralajmëroi se policia dhe ushtria do të ndërhyjnë ka bërë që të gjithë qytetarët të qëndrojnë brenda. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video me dron nga Tirana. "Tirana siç nuk ka qenë kurrë në jetë të jetëve nën dritën e diellit" shkruan ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koli: 21/03/2020 23:51

    TANI MEQE NUK KA MAKINA NE RRUGE,,,,ESHTE MOMENTI ME I MIRE PER TE LARE RRUGET DHE PER TI DEZIFEKTUAR ATO,,,RRUGET NE TIRANE JANE TE QELBURA GJITHE PLUHUR E DHE,,,,POR ERION SHKERDHATE VELIAJ ,,AS NUK E CAN KOKEN PER PASTRIMIN NE TIRANE,,,MUND TE BEHEN DHE RIPARIME--MBUSHJE DHE SHTRIME TE RRUGEVE....NJEREZIT JANE NE SHTEPI PAS ORES 1.,,..///

    Përgjigju
  • mekaniku: 21/03/2020 23:45

    BUK KA NEVOJE TE NXIRRNI keto mjete te renda ne rruge,,,mund te demtojne rrugen ,,ta prishin ate,,,keto jane mjete per ne lufte,,, edhe me ca fuoristrada te lehta behet puna…..////

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar