ELBASAN-Ditën e sotme janë publikuar pamjet nga Korridori i VIII një nga investimet strategjike që lidhet me rrugën nacionale Elbasan-Qafë Thanë.
Kryeministri Rama njofton përmes një postimi në faqen e tij se në Korridor VIII 'po punohet paralelisht në disa lote për të finalizuar këtë vepër'
Disa lote janë hapur për qarkullimin e automjeteve, ndërsa krahas ndërtimit të rrugës ka përfunduar edhe mbrojtja lumore, pasi këto lote shtrihen përgjatë lumit Shkumbin. Segmenti rrugor është projektuar me parametrat teknikë të Kategorisë B, ndërsa janë ndërtuar edhe pikat e aksesit të rrugës për banorët e zonës që shtrihen përgjatë saj.
Korridori VIII është një nga investimet më të kushtueshme financiare.
Sipas dokumentit të rishikuar të Politikave Prioritare 2025-2027, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare në gusht fatura për ndërtimin e aksit Rrugor Elbasan-Lekaj është parashikuar të jetë 360 milionë euro.
Ky aks do të shkurtojë ndjeshëm distancën për t’u lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe parashikohet të përfundojë deri në fund të vitit 2027. Parashikon të shkurtojë distancën mes Tiranës dhe Tetovës në më pak se dy orë.
Korridori 8, një nyje rrugore dhe hekurudhore që nis në Brindisi në Itali, kalon nëpërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe përfundon në portet e Bullgarisë, që nga 1 dhjetor 2022 është pjesë e rrjetit strategjik të transportit Europian (TEN-T). Finalizimi i projektit të Korridorit VIII do t’i sjellë shumë avantazhe ekonomisë së vendit tonë dhe do të kthejë portin e ri tregtar të Durrësit në një pikë tepër strategjike.
SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
54.1%
-
Jo
40.1%
-
Jam i/e dyzuar
5.8%
Vota total: 2232
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter
23 Shkurt, 16:46
-
Pas Korçës, Rama shkon në Vlorë! Shoqërohet nga investitorë të huaj, në fokus investimet dhe projektet për qytetin
23 Shkurt, 14:44
-
Molotovët kundër policëve/ Kuçana: Qytetarët i kërkojnë Berishës protesta të dhunshme! Rexhaj: Do kthehet në autogol politik për PD
23 Shkurt, 14:15
-
Pamje mahnitëse nga Parku Natyror 'Liqeni i Ulzës', Rama: Destinacion i preferuar për vizitorët
23 Shkurt, 14:04
-
Unë Dhuroj! Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut prezanton aplikacionin e ri, Rama: Rrisim dhurimin vullnetar në vend
23 Shkurt, 13:48
-
Shkoi në Korçë me helikopter, Rama: Ishte planfikuar para shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec! Ligësi t'i faturosh qeverisë rrëshqitjet gjeologjike
23 Shkurt, 11:52
-
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara, kryeministri Rama me helikopter në Korçë! Do të inspektojë punimet në Polin e Dijes
23 Shkurt, 10:34
-
Festivali i Shkencës 2026, nxënësit në gjimnaze kryejnë përgatitjet e fundit për projektet në shkencë, teknologji dhe matematikë
23 Shkurt, 08:03
-
Këshilli i Imunitetit/ SPAK do arrestimin e Ballukut: Të ‘fortët’ kërcënuan dëshmitarët, rrezikon deri në 35 vite burg! PS: Pezullimi i mjaftueshëm
23 Shkurt, 07:08
-
2 muaj pezull, Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon autorizim për arrestimin e zv/kryeministres
22 Shkurt, 19:16
-
Fotogaleria/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës
22 Shkurt, 18:35
-
Projekti TID në Durrës, Zhupa reagon pas deklaratave të Ramës: Projekt klientelist, s’i shërben trashëgimisë së Durrësit! Pezullojeni!
22 Shkurt, 15:26