Pampuri për Report Tv: Qeveria nuk përballon dot mbyllje të dytë! Rimbursimi i ilaçeve masë e vonuar

Partia Demokratike nuk rekomandon një mbyllje të dytë të vendit. Sipas ish deputetes Orjola Pampuri nuk qeveria krijon dot mbështetjen e duhur financiare për qytetarët, nëse vendos rikthmin e karantinës.

"Shqipëria e ka shumë të vështirë të mbështesë qytetarët e saj në momente mbyllje. Vërtëtë mund të mbyllen vende të tjera të Europës Perëndimore, por ata marrin masa me qëllim që mos ta ndjejnë rënien ekonomike, ndërsa Shqipëria nuk  e përballon sepse nuk kemi një qeveri të përgjegjshme, mund të kalojmë në kolaps ekonomik" - tha Pampuri.

Teksa duket se kërkesat që ka artikuluar partia Demokratike lidhur me menaxhimin e pandemisë, janë bërë fakt nga ekspertët, Pampuri është skeptike për spitalet rajonale.

"Hapja e spitaleve rajonale nuk është një masë që merret pas ezaurimit te kapaciteteve, por është një masë që merret në ndihmesë të këtyre kapaciteteve që janë sot në spitalet Covid, pra përfshirja e pavionëve Covid në spitalet rajonalë duhet të ishte një masë paraprake që merret për  të ulur mbingarkesën e QSUT-së që sot është drejt ezaurimit" - tha Pampuri.

Të vonuara, autoritetet sipas Pampurit janë edhe në vendimin për të rimbursuar ilaçet për pacientët ambulator.

"Është miratuar një buxhet i veçantë për të rimbursuar pacientët ambulatorë, por përse u mor kaq vonë? Ka shumë pacientë të trajtuar mëparë në kushte ambalatore, sa para kanë harxhuar? Janë shifra marramendëse" - shprehet ish-deputetja.

Ndësa vendimi i Komitetit të ekspertëve, për të ndaluar tubimet politike, ish deputetja e Partisë Demokratike thotë se nuk do ta ndalojë dot komunikimin e kësaj force politike mëe qytetarët, teksa zotohet se në çdo takim elektoral, demokratët do ta bëjnë në përputhje me masat anticovid.

VIDEO/Intervista e plote

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adeci: 21/11/2020 17:23

    Po ti kot nuk je ish deputete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE