Në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të 83-të të Automobilave në Gjenevë, vetura Golf 7 e Volkswagenit është zgjedhur Automobili i Vitit 2013, duke fituar me dyfishin e votave ndaj të dytës në renditje. Golf 7, (414 vota) fitoi ndaj konkurrentëve Toyota 86/Subaru BRZ (202 vota), ndërkohë që në vendin e tretë u rendit V40 Volvo (189 vota).
Kjo është hera e dytë që një Golf fiton këtë çmim prestigjioz. Një model Golf-i ka qenë ndër tre vendet e para në vitet e fundit.
Fituesi i këtij viti është zgjedhur nga juria, e përbërë nga gazetarë të sektorit automobilistik nga Evropa, për bilancin e përgjithshëm, sigurinë, efikasitetin e karburantit, dinamikën dhe komoditetin.
Redaksia Online
(gk/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com