/ATSH-DPA/ - I konsideruar si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të Gjermanisë, panairi i librit në Lajpcig filloi sot me paraqitjen e librave nga 2 200 shtëpi botuese, ku në përfundim të katër ditëve, risia do të jetë dhënia e tre çmimeve speciale për shkrimtarët.Organizatorët do të japin çmime në tre kategori, krijimtari artistike, joartistike dhe përkthim.
Fituesit do të marrin 45 000 euro.Organizatorët presin gjithashtu praninë e personave të njohur publikë gjermanë si politikanin socialdemokrat, Peer Steinbrueck dhe veteranin e muzikës pop, Heino.Panairi do të ketë një pavion të veçantë për shkrimtarët izraelitë, në një përpjekje për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve gjermano-izraelite.
Pritet prania e 12 shkrimtarëve izraelitë, përfshirë Amos Oz, Meir Shalev dhe Chaim Noll