Edicioni 23 i Panairit të Librit “Tirana 2020”, për shkak të pandemisë Covid 19, do të zhvendoset nga Pallati i Kongreseve në platformat online.
Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, tregon risitë me të cilat janë përshtatur botuesit për të promovuar titujt e rinj në shqip edhe në gjuhë të huaj
“Shoqata e Botuesve vendosi që të mos e ndërpresë rrjedhën e këtij aktiviteti që ne e presim me padurim në të gjithë Shqipërinë. përveç librarive që janë në aktivitet të plotë në këtë vit do të shesin libra edhe shtëpitë botuese”, thotë Petrit Ymeri.
Ndonëse, një vit më parë morën pjesë rreth 100 pavijone ekspozuese, në këtë vit mungojnë botuesit nga trevat e tjera shqipfolëse, ndërsa numri i pjesëmarrësve është rreth 50
“Nuk kemi pjesëmarrje fizike nga botuesit e Kosovës, por ata do të jenë online me ne”, thotë Ymeri.
Gjatë ditëve të Panairit, deri ditën e diel datë 15 nëntor në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Panairit, duke respektuar rregullat e protokollit të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë për pandeminë covid do të organizohen dhe disa aktivitete, që kanë në vëmendje letërsinë shqipe dhe promovimet e titujve të rinj.
“Çmimet janë ato që kanë qenë vitin e kaluar. ‘Autori më i mirë, ‘Përkthyesi më i mirë’ edhe çmimi i ‘Letërsisë për fëmijë’. Mendoj se pjesa më e madhe e librave ka ardhur. Janë libra që kanë qarkulluar”, shprehet kryetarja e jurisë së çmimeve të Panairit, Diana Kastrati.
Sa i përket buxhetit, Qendra Kombëtare e Librit edhe Leximit ka mbështetur me 700 mln lekë, ndërsa sipas burimeve Bashkia e Tiranës me 2 mln e 500 mijë lekë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.8%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3563
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Speciale/ Udha me pengesa e letërsisë shqipe! Botimet për fëmijë, mungesë prurjeje apo vlerësimi?
23 Nëntor, 12:26
-
Rovena Rrozhani: Një 'shaka' në Pallatin e Librit!
20 Nëntor, 11:31
-
Karnavali i nëntorit në Pallatin e Kongreseve! Festimi i librit fiktiv, si objekt spektakli dhe dekorimi ose festivali i pseudo-leximit, për ata që nuk lexojnë!
19 Nëntor, 11:35
-
Panairi i 27-të i librit, ndahen çmime për vepra dhe autorë. Mungoi vlerësimi për veprat poetike e letërsinë për fëmijë
16 Nëntor, 15:32
-
Çelet Panairi Librit/ Ekspozojnë 90 shtëpi botuese, promovohen 60 libra të rinj! Botuesja Tafa: Sot në Shqipëri shkruhet letërsi e mirë, por duhen subvencione
13 Nëntor, 17:26
-
Guida Kulturore/ Nis sot Panairi i Librit 2024: Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh
13 Nëntor, 08:20
-
Panairi i librit nuk është treg venecian!
20 Nëntor 2023, 10:05
-
‘Histori solidariteti, kur sot, atyre që duan një jetë më të mirë u mbyllen dyert!’ Ardone në Panair për ‘Trenin e fëmijëve’! Libri special për Italinë e pasluftës
19 Nëntor 2023, 16:11
-
Panairi i Librit 2023, Mira Meksi, shkrimtarja më e mirë e edicionit të 26-të! Ja si ndahen çmimet për veprat më të mira letrare
18 Nëntor 2023, 12:31
-
Ilide Carmignani, ‘zëri’ i Nerudës, Markez e autorëve të mëdhenj në italisht në Panair: ‘Magjia’ e përkthimit e miqësia me Sepulvedën! Letërsia, urë dialogu me Shqipërinë
17 Nëntor 2023, 16:27
-
Presidenti Begaj në Panairin e Librit: Gjithçka ‘flet’ shqip falë shkrimtarëve, përkthyesve dhe botuesve që ndjekin këtë traditë
17 Nëntor 2023, 14:57
-
Edison Ypi: Mbreti i Panairit të Librit
17 Nëntor 2023, 11:32
Kemi nevojë telexojme dhe ne qytet e vogla. Te prekim libra te rinj.eshte mire kur penguan ne vend dhe jo on lajn
PërgjigjuJo
Përgjigju