/ATSH/- Kompani nga gjithë rajoni i Ballkanit janë mbledhur në Tiranë, për t'i dhënë jetë panairit tre ditor në fushën e ndërtimeve.Panairi i cili eshte hapur te enjten në Pallatin e Kongreseve do të qëndrojë i hapur deri më datë 28 mars.
Ne kete eveniment, kompani te ketij sektori prezantojne projekte te reja ndertimi, mallra dhe produkte si lende e pare per rikonstruksione objektesh, paisje dhe linja prodhimi te materialeve te ndertimit etj.
Shumëllojshmëria e gjerë dhe cilësia e lartë e ekspozuesve nga vende të ndryshme, si Shqipëria, Greqia, Kosova, Turqia dhe Italia, ofrojnë për vizitorët dhe sidomos bizneset pajisjet dhe teknologjitë më të reja në sektorin e ndërtimit.
Në ditën e parë të tij Panairi u vizitua nga Ervin Mete zëvendës ministri për Zhvillimin Ekonomik, Tregtinë dhe Sipërmarrjen të Shqipërisë, i cili përgëzoi ekspozuesit dhe organizatorët për këtë event të suksesshëm, i cili përbën një ngjarje të madhe për sipërmarrjen, pasi krijon një platformë të shkëlqyer bashkëpunimi ndërmjet sipërmarrësve të sektorit të ndërtimit në Ballkanin Perëndimor.
Zëvendësministri tha se janë shlyer detyrimet që qeveria kishte ndaj firmave të ndërtimit dhe garantoi se nuk do të ketë sërish skenare të tillë vonesash.
Vitin e kaluar ky lloj panairi korri sukses sa i takon numrit të vizitorëve me një total prej 6.530 vizitorë, profesionistë dhe publik i thjeshtë, nga të cilat 4.102 ishin profesionistë duke arritur në këtë mënyrë, objektivin, që Panairi të jetë qendra e Ballkanit Perëndimor në sektorin e ndërtimit.
Kategoritë kryesore të ekspozimit janë materiale ndërtimi dhe materiale termoizoluese, bojra, korniza dyersh dhe dritaresh, sisteme ngrohje/klimatizimi, ashensorë, tapete dhe veshje murale, kuzhina - banjo, materiale elektrike dhe materiale industriale.
/Shqiptarja.com