TIRANË - "Energjia, sfida e së ardhmes” është panairi treditor i hapur në “Tirana Expo Centre” në bashkëpunim me Ministrinë e Energjetikës. Ky panair paraqet mundësitë që ka Shqipëria për zhvillimin e sektorit energjetik. Të pranishëm në hapjen e këtij panairi ishin përfaqësues të ministrisë së Energjetikës zv. ministri Ilir Bejtja, ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, e përfaqësues të bizneseve në rajon e më gjerë.
 
Sipas ministrit Bejtaj ky panair parqet gjithçka që Ministria e Energjisë do të promovojë, ndërsa ministri Veliaj theksoi se nuk ka moment më të mirë se ky ku po ndërmerret reforma në energji, si dhe siguroi se shtresat në nevojë nuk do të preken nga heqja e fashës.
 
Panairi “Energjia, sfida e së ardhmes”, i cili do të qëndrojë i hapur deri në datën 9 nëntor, është fokusuar në aktorë të rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme, energjisë së parinovueshme, si dhe eficencës së energjisë.
 
Ky panair solli një mundësi më shumë për të gjithë projektuesit, ndërtuesit, prodhuesit dhe tregtuesit për të ekspozuar produktet dhe projektet e tyre.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)