Panariti  i përgjigjet Bashës:
Zëdhënës i Rilindjes!

Panariti  i përgjigjet Bashës:<br />Zëdhënës i Rilindjes!
KORCE-Ministri i Bujqësisë njëherazi kandidat në Korçë për deputet ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha që u shpreh se sektori i bujqësisë është lënë në mëshirë të fatit.

Panariti mbrojti punën e bërë në Bujqësi nga dikasteri që ai drejton, duke mos kursyer dhe ironinë ndaj Bashës.

E dëgjova zëdhënësin e Rilindjes që na akuzoi se nuk kemi mbështetur bujqësine. Në vitin 2013,kur morëm bujqësine, bilanci ishte tërësisht negativ. Bilanci eksport import nga 1 me 7 ka zbritur ne 1 me 3. Kishte 1000 ha sera,tani kemi 3000 ha sera. Ne morëm një bujqësi që kishte 52 pika grumbullimi, tani kemi 156 të tilla. Ne morëm një blegtori informale dhe sot është bërë rregjistrimi dhe matrikullimi i krerëve. Kemi dhënë shumë fonde për bujqesinë, pavaresisht se cfare na kanë vënë në dispozicion kane qene mjerane,por ne i kemi miremenaxhuar dhe fondet dhe asnjehere nuk e kemi konsideruar bujqesine, ashtu si Basha,asistence sociale,duke bere populistin. Bujqesia eshte sektori qe eshte zhvilluar me fort ne menyre dinamike ne keto 4 vite. Bujqesia eshtë bere motorri real i ekonomise kombetare. Ne do ti japim bujqesise,ate qe nuk ja dha Rilindja. 5 here me shume fonde per fermeret,do ti heqim barren fiskale,. Kur te marrim ne qeverine, do te kete moratorium fiskal per bujqesine. Basha përgojoi mbiemrin tim,duke përgojuar një trevë me tradita ne cështjen kombëtare”, tha Panariti.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë