Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti mori pjesë në Workshop-in e Bashkëpunimit Bujqësor “Shqiperi-Greqi”, zhvilluar sot në Korçë.
Ministri ka komentuar pozicionimin e LSI në zgjedhje ku tha se kjo parti e ka shprehur qartë vullnetin e saj për të qenë në koalicionin e majtë. Por, sipas ministrit më e rëndësishme është të zgjidhet situata e të ecet përpara.
I pyetur për situatën politike në vend ministri është shprehur se është i kënaqur nga shenjat e para të dialogut që i paraprijnë një kompromisi.
"Korça jep mesazhin që pa bashkëpunim nuk ka frymëzim. Këtë bashkëpunim duhet ta kthejmë në një përqasje. Pra, është koha e bashkëpunimit dhe pa bashkëpunim, nuk ka zhvillim, nuk ka integrim. Këtë frymë duhet ta kthejmë edhe si një përqasje personale. Jam i kënaqur që shoh shenjat e para të një dialogu dhe shumë shpejt edhe të një kompromisi. Palët duhet të ulen dhe të fitojë Shqipëria, të mos ketë vonesa në reformat për integrimin e vendit", tha Panariti.
I pyetur për mundësinë e qeverise teknike, Panariti u shpreh se “këto janë detaje që do të zgjidhen nëpërmjet negociatave dhe e rëndësishme është që zgjidhja të jepet me kompromis dhe opozita të kthehet në Parlament".
Panariti gjatë fjalës së tij në workshop vlerësoi bashkëpunimin mes Greqisë dhe Shqipërisë në fushën e bujqësisë.
“Gjatë bisedës me Ambasadoren e Greqisë në Tiranë, folëm për bashkëpunimin mes dy vendeve jo vetëm në shkëmbimet tregtare në bujqësi edhe në fushën e sigurisë ushqimore, sëmundjeve të kafshëve apo të bimëve”, tha Panariti.
Sa i përket presidentit Panariti nënvizoi se “presidenti duhet të jetë konsensual në mënyrë që të jetë garant i kushtetutës dhe popullit".
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO