Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, kandidat i LSI-së në Qarkun Korçë, në vijim të takimeve elektorale, shpalosi programin politik me banorë të fshatrave Miras në rrethin e Devollit dhe Shën Gjergj të bashkisë Maliq.
Duke bashkëbiseduar me fermerë dhe blegtorë të këtyre zonave, Z.Panariti tha se, LSI e ka të qartë se zhvillimi i vendit bëhet nga bujqësia, nga fshati.
"Dikush nga ju ka nevojë për pika grumbullimi qumështi, dikush perimesh etj. LSI dhe unë jemi të vendosur të ndihmojmë e mbështesim fermerët.
Madje, një ndër pikat e programit tonë për bujqësinë, është edhe krijimi i mundësisë së fillimit të eksporteve të produkteve blegtorale, krijimi i kontakteve dhe lobimi, drejt vendeve që nuk janë pjesë e BE, siç mund të jenë vendet e lindjes se mesme", tha Panariti.
Gjatë bisedës me Banorë të Mirasit e Shën Gjergjit, Z.Panariti foli edhe për arsimin e orientuar. Sipas tij, bujqësia e blegtoria, por edhe sektorë të tjerë, kanë nevojë për specialistë të kualifikuar.
"LSI ka në program rikthimin e traditës së shkollave te mesme profesionale, të cilat nxjerrin agronomë apo specialistë të të tjerave fusha që lidhen me bujqësi e blegtori. Ndaj edhe të rinjve iu bëj thirrje, që të orientohen drejt arsimimit profesional", theksoi Panariti.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com