Panariti: Në nëntor reshje shiu
duhet të parandalojmë përmbytjet

Panariti: Në nëntor reshje shiu<br />duhet të parandalojmë përmbytjet
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka paralajmëruar reshje të dendura shiu gjatë muajit nëntor në të gjithë vendin.

Ai ka thënë se këto reshje do të jenë disa ditë pandërprerje dhe kjo mund të rikthejë situatën e përmbytjeve në disa rajone ndaj dhe duhet të merren masat e duhura.

Duke u ndalur në këtë çështje Panariti ka theksuar se gjatë ditëve të fundit me reshje ka pasur dëme të konsiderueshme në disa qytete si Lezhë, Kurbin etj.

Nëse i keni ndjekur përmbytjet e fundit, në Lezhë dhe Kurbin, kanë qenë probleme urbane, probleme të trashëguara nga mungesa e infrastrukturës. Digat hidroforët kanë qenë në funksion të plotë. Kam ndjekur me angazhim punimet që janë kryer në diga, hidroforë, apo kanale kulluese. Në muajin nëntor do kemi reshje të stërzgjatura dhe të përgatitemi në radhë të parë duke mbështetur infrastrukturën, duke mbajtur hapur kanalet dhe që të parandalojmë përmbytjet. Kanalet e dyta dhe të treta janë kompetencë e vendorëve, ndërsa bashkitë duhet të mirëmbajnë ato”, deklaroi Panariti.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën