Në kuadër të vizitës që kryeparalamentari Ilir Meta zhvillon këto ditë në Pekin, delegacioni shqiptar vizitoi kompaninë “PowerChina”, lider në fushën e ndërtimeve infrastrukturore, burimeve alternative të energjisë dhe në ndërtimin e sistemit të ujitjes ku ministri Panariti është shprehur se do të hartohen projekte për bahskëpunimin dypalësh në fushën e sistemit të ujitjes dhe kullimit.
Në fjalën e tij, ministri Panariti shprehu kënaqësinë për organizimin e kësaj vizite dhe theksoi se, fushat ku kompania kineze “PowerChina” mund të gjejë bashkepunim me interesa të përbashkëta për të dyja vendet janë energjia e prodhuar nga burimet alternative, diellore dhe duke shfrytëzuar fuqitë e erës.
“Këto projekte lidhen me rindërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet. Shqipëria ka hapësirë dhe nevoja për investime në infrastrukturën bujqësore, në harmoni të plotë me mbrojtjen mjedisore" theksoi Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.
Nga ana e tij, Presidenti i “PowerChina”, Ding Zhengguo, shprehu kënaqësinë për vlerësimin ndaj kimpanisë që ai drejton dhe siguroi Panariti se, së shpejti, një grup specialistësh dhe projektuesish në fushën e ujitjes dhe kullimit do të vizitojnë Shqipërinë, për të parë nga afër fushat konkrete ku mund të bashkëpunojnë.
Kjo vizitë në këtë kompani prestigjoze vjen pasi administrimi i burimeve ujore është prioritet i Ministrisë së Bujqësisë dhe Qeverisë Shqiptare.
PowerChina është e pofilizuar në të gjitha llojet e projekteve infrastrukturore siç janë, projekt që lidhen me infrastrukrurën e ujit, transportit dhe pasurive të patundshme. Kjo kompani ofron të gjithë gamën e shërbimeve në infrastrukturë dhe ka projekte në të gjithë botë.
Kompania kineze “PowerChina” është aktive në sektorin e ujit, në infrastrukturën ujitëse, në projektet e transferimit të ujit, trajtimit të ujërave të zeza, si dhe në projektet e shfrytëzimit të ujit në Azi e Afrikë. Aktualisht, “PowerChina” është gjithashtu, duke punuar me partnerë vendas dhe të huaj për të zgjeruar aktivitetin në përpunimin dhe distlilimin e ujit të detit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com