Panariti promovon fushatën e 
mbjelljes së ullirit në Baldushk

TIRANE- Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, ka qenë dje në komunën Baldushk, për të promovuar fillimin e fushatës së mbjelljes së ullirit. Kjo fushatë do të vijojë në komuna të tjera të Tiranës, në Elbasan dhe Lezhë, në Berat dhe rrethe të tjera. Panariti tha se tashmë për fermerët do të ketë fidanë cilësorë dhe të certifikuar në dispozicion të tyre.

Bëhet fjalë për varietete të përzgjedhura, të seleksionuara me shumë kujdes, të cilat kanë provuar që janë kultivar që i përshtaten zonës, i përshtaten klimës. Bëhët fjalë për ullirin e bardhë të Tiranës, Karenin, i cili është i mirënjohur për të gjithë zonën , për të vazhduar me ullirin e Beratit, me Kaninjotin që do të shkojë në Vlorë dhe më tej. “Dallimi është se ne jemi të orientuar drejt rezultatit, shpërndajmë fidanët të cilët janë të dukshëm, të prekshëm, të certifikuar dhe nuk bazohemi thjesht në shpërndarjen e parave për skema, të cilat zgjerojnë sipërfaqen, por nuk garantojnë cilësinë dhe rendimentin e prodhimit”, u shpreh kreu i Bujqësisë.

Ai tha se skemat aktuale janë të orientuara drejt rezultatit, drejt pikave të grumbullimit, të magazinimit, të shpërndarjes, në investime direkte, por edhe për ullirin në rritjen e cilësisë dhe të vlerave të vajit të ullirit ekstra të virgjër.

Ministri dha edhe një mesazh për situatën aktuale politike, duke thënë se “kjo pemë e paqes, të mirësisë është një simbol për t’u ndjekur edhe nga politika dhe shoqëria shqiptare, e cila ka nevojë për paqe dhe harmoni, prandaj shpresoj që të jetë dhe një ogur i mbarë për klimën politike e shoqërore”.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë