Ministria e Bujqësisë ka propozuar amnisti për rreth 1 mijë fermerë që janë debitorë ndaj Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.
 
Lajmi është bërë publik nga Ministrit Edmond Panari, i cili tha se këtë propozim do t’ia dërgoje Ministrisë së Financave, por edhe Kryeministrit Rama.
 
Deklaratën e tij, Minstri Panariti e bëri gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësues subjektesh, fermerë, shoqata kultivuese e prodhuese, të cilët për arsye të ndryshme objektive, nuk kanë mundur të shlyejnë këstet e fondeve që kanë përfituar nga skemat e financimit nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.
 
 Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë, debitë në fjalë janë akumuluar që nga viti 2009, ndërkohë vlerësohet se janë rreth 1 mijë fermerë që do të përfitonin drejtpërsëdrejti nga amnistia.
 
Ministri i Bujqësisë, Panariti, iu konfirmoi fermerëve se, që nga java që vjen, nëpërmjet shkresave zyrtare AZHBR-së, si palë paditëse, do t’ju kërkojnë gjykatave ku ndodhen çështjet, që t’i pezullojnë ato për një afat 6-mujor.
 
Në takim fermerët prezantuan problematika dhe argumente të ndryshme për këtë situatë të krijuar. Ata i kërkuan ministrit Panariti, që AZHBR të pezullojë proceset gjyqësore ndaj tyre për mosshlyerje të kësteve, si dhe ristrukturim të shumave të pakthyera, të shpërndara në kohë e më këste të tjera.


d.b/shqiptarja.com