Zhvillimi i sektorit të bujqësisë, si një prej degëve kryesore, që zë kontribut të konsiderueshëm në PPB, është një nga sfidat e reja të qeverisë, krahas rikthimit të rritjes ekonomike të vendit. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, në bilancin e 300 ditëve të para të drejtimit të ministrisë së bujqësisë, tha se ,"kryesore do të mbetet reformimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili do të rritë kontrollet gjë që do të sjellë më tepër siguri për produktet tona", Por nga ana tjetër, vijoi kreu i Bujqësisë, do të ndiqen politika që do të stimulojnë organizimin e fermrëve.
"Pas miratimit në Kuvend të reformës territoriale tha ministri Panariti, tani proçesi i marrjes së çertefikatës së pronësisë për tokën do të jetë më i lehtë. Në këto 300 ditë u kshpreh ministri Panariti, Ministria e Bujqësisë ka bërë të mundur që fermerët të kenë kosto më të ulët të naftës që përdorin në serra, të ndërtojnë laboratorë që bëjnë kontrollin e produkteve vendase, por edhe të sjellë një paketë të plotë me lehtësi proçedurale për eksportin e mallrave tona dhe të heqë disa tarifa doganore. Sfidat e së ardhmes së bujqësisë do të intensifikohen në drejtim të nxitjes së partneritetit publik-privat, zgjerimin e subvencioneve, rehabilitimin e veprave ujitëse dhe kulluese, si dhe konsolidimin e tregut zinxhir të mbyllur nga prodhimi te konsumatori./ATSH/
/Shqiptarja.com