Panariti takon Clinton në Bruksel:
Lobim për njohjen e Kosovës

Panariti takon Clinton në Bruksel: <br />Lobim për njohjen e Kosovës
BRUKSEL - Ministri Panariti pati një takim sot me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton gjatë punimeve të takimit ministerial të NATO-s që po mbahet në Bruksel.

Në fokus të bisedës ishin në zhvillimet në lidhje me Kosovën dhe forcimin e lobimit për njohjen e saj nga vendet e tjera.

“Gjatë takimit Ministri Panariti vlerësoi raportet e shkëlqyera që ekzistojnë mes të dy vendeve, si dhe mesazhet që përcolli znj. Clinton gjatë vizitës së saj në Shqipëri. Nga ana e saj, znj. Clinton e konsideroi të shkëlqyer vizitën e saj në Shqipëri dhe takimet e zhvilluara me autoritetet më të larta të shtetit. Ajo vuri në dukje se raportet e bashkëpunimit mes të dy administratave do të forcohen më tej në të ardhmen”, bëhet e ditur përmes një njoftimi zyrtar nga zyra e shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Më herët ministri Panariti zhvilloi takim me ministrin e jashtëm grek Avramopulos.

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë