Ish-deputeti socialist, Pandeli Majko ka sqaruar lajmet që qarkulluan në media mbi fjalën e tij gjatë debateve në Asamblenë e PS, ku u njoftua edhe shkarkimi i Erion Veliajt nga kreu i PS Tiranë, si edhe përjashtimi i Elisa Spiropalit nga çdo funksion në parti.
Majko shkruan se në fjalën e tij ka kërkuar largimin e atyre që kanë lidhje të papërshtatshme me krimin e organizuar. Ai thekson se gjatë fjalës së tij ka përmendur vetëm një informacion publik lidhur me video të sekuestruara nga SPAK, që përfliten se ndodhen në duart e Ergys Agasit, biznesmenit të akuzuar për dosjen ‘AKSHI’ dhe jo pwr video erotike.
“Ndjesë e detyruar”… Po ndjek me humor “daullet” e mediave, sipas të cilave në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PSSH-së jam “shqetësuar” për erotizmin dhe ndershmërinë e kolegëve të mi socialistë! Në fakt, në fjalën time në Asamblenë Kombëtare kam folur për kontaktet e papërshtatshme dhe diskredituese me krimin e organizuar! Në mbledhje kërkova që këta njerëz të largohen nga politika! Në fjalën time përmenda veç një informacion publik për video të sekuestruara nga SPAK-u”, shkruan Majko.
-
Zoti Majko pse nuk provon ju te jeni kandidat per basjkine Tirane nuk e keni emrin ne Spak
Përgjigju












Komente
Komento