Panë 'El Classico'-n me paratë e biznesmenit, ja sa vite burg kërkon prokuroria për tre gjyqtarët

TIRANE-Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënimin me nga 3.5 vite burg të gjyqtarëve të gjykatës së Durrësit, Kliton Spahiu e Petraq Dhimitri dhe 3 vite për Petrit Çenon, ndërsa për biznesmenin Namik Sadiku kërkohet 2 vite burg.

Në rast dënimi do të aplikohet ulja me 1/3 pasi ky proces është zhvilluar me gjykim të shkurtuar. Hetimet u kryen nga prokurorët Arenc Çela dhe Klodian Braho. Të tre gjyqtarët akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë”.

Petrit Çeno, Kliton Spahiu dhe  Petraq Dhimitri u bënë të njohur 5 vite më parë, pasi së bashku shkuan në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku, pronari i një kompleksi turistik në Durrës, udhëtim i paguar prej tij.

Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”. Biznesmeni Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri. 

Petrit Ceno u shkarkua nga vettingu në shkurt të këtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi rezultoi se ka fshehur pasurinë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg