Papa Françesku, ka kryesuar shërbesat e të Premtes së Mirë në Bazilikën e Shën Pjetrit. Mijëra pelegrinë morë pjesë në ceremoninë tradicionale të kortezhit “Rruga drejt Kryqit” që përfundoi në Kolose, duke përkujtuar kështu kryqëzimin e Jezusit.
Gjatë predikimit të tij në Vatikan, Papa Françesku dënoi ashpër persekutimin e të krishtërëve në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.
Mes pjesmarrësve në pelegrinazh dhe bartësve të kryqit ishin refugjatë Sirianë dhe Irakienë, ashtu si dhe Nigerianë që kanë mundur të largohen nga persekutimi i grupit terrorist, Boko Haram.
Papa Françesk, dënoi ashpër dhe sulmin ndaj studentëve të krishterë në Kenia dy ditë më parë, ku mbetën të vrarë rreth 150 persona. Në këtë ceremoni u dënua gjithashtu “indiferenca shqetësuese e institucioneve botërore përballë gjithë këtyre krimeve”.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO