Papa Françesku dënoi sot të gjitha luftërat duke i cilësuar si "një çmenduri", gjatë një ceremonie në verilindje të Italisë, në Venecia, me rastin e 100-vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore.
"Pasi vërej bukurinë e pejsazheve në të gjithë rajonin, ku burrat dhe gratë punojnë , ku fëmijët luajnë dhe të moshuarit ëndërrojnë, më mbetet vetëm të them se lufta është një çmenduri", konfirmoi ai në varrezën ushtarake të Redipuglias, më e madhja në Itali, ku janë varrosur pjesa më e madhe e më shumë se 100 000 ushtarëve të rënë gjatë kësaj lufte.
Ceremonia u zhvillua me pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve të ardhur pavarësisht motit me shi që kishte përfshirë këtë rajon të Italisë.
Papa Françesku e drejtoi ceremoninë me kardinalët, Christoph Schönborn, kryepeshkop i Vjenës dhe Josip Bozhanic, kryepeshkop i Zagrebit si edhe në praninë e kryepeshkopëve slloven dhe hungarez./ATSH/
/Shqiptarja.com