Papa Françesku do të zhvillojë një udhëtim apostolik në Francë në vitin 2015, njoftoi sot zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi.

Duke konfirmuar një informacion të të përditshmes franceze "Kryqi", nuk jepen detaje për vendin dhe datën e vizitës së kreut të Kishës Katolike.
Jorge Bergoglio do të shkojë më 25 nëntor në Strasburg për të mbajtur një fjalim para Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

Më parë, papa Françesku kishte pritur presidentin francez, François Hollande më 21 janar në Vatikan. Hollande e kishte ftuar në atë kohë për të vizituar Francën.
Kisha dhe qeveria franceze vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje për reforma të ndryshme përsa i përket bioetikës dhe martesave homoseksuale.
Vatikani publikoi sot programin e vizitës së papa Françeskut në Strasburg.

Ky udhëtim do të jetë i shkurtër dhe papa do të kalojë më shumë se tre orë në shesh dhe nuk do të përmbajë asnjë etapë specifike franceze, në dëm të dioqezës të Strasburgut.

Papa Françesku do të mbajë një fjalim para secilit prej dy institucioneve evropiane

ATSH