VIDEO/ Papa pritet me entuziazëm në Ditën Botërore të Rinisë në Lisbonë

Në paraqitjen e tij të parë publike në kryeqytetin e Lisbonës me rastin e Ditës Botërore katolike të Rinisë papa Francesku u brohorit me entuziazëm nga të rinjtë si të ishte një rockstar.

Gjatë takimit të kreut të Kishës Katolike me pjesëmarrësit në qendër të Lisbonës mbizotëronte një frymë e çlirët dhe të rinjtë valëvisnin flamujt e vendeve nga kishin ardhur. Dhjetra mijëra pelegrinë kishin pritur me orë të tëra mbërritjen e papës. Shumë pjesëmarrës kërcenin e këndonin nën shoqërimin e muzikës që buçiste nga altoparlantët. Autoritetet portugeze bëjnë fjalë për rreth 500.000 pjesëmarrës.

Në fillim të Ditës Botërore katolike të Rinisë në Portugali papa takoi 13 të mbijetuar nga dhuna e abuzimeve seksuale prej etërve shpritërorë. Papa, sipas Vatikanit, "ka dëgjuar me intensitet rrëfimet e tyre" Sipas një raporti të komisionit të pavarur në Portugali që nga viti 1950 janë abuzuar nga pjesëtarët e kishës, kryesisht nga priftërinjtë, të paktën 4815 fëmijë.

Sipas "Vaticannews" në fjalën e tij në këtë takim papa ka theksuar, se britmat e dhimbjes së viktimave duhet të dëgjohen gjithmonë.

Në Ditën Botërore të Rinisë, eventi më i madh katolik në botë, priten rreth një milionë pjesëmarrës, kryesisht të rinj. Programi gjashtë ditor përmban veprimtari të shumta kulturore dhe diskutime si dhe orë lutjeje dhe mesha.

Në programin e papës 86 vjeçar gjatë këtij eventi madhështor janë rreth 20 dalje publike dhe takime. Papa u takua edhe me 15 të rinj nga Ukraina, të cilëve ai u siguroi se do t'u qendrojë pranë, sikurse vë në dukje Vatikani.

Në një fjalim përpara studentëve, papa u bëri thirrje akademikëve të rinj për angazhim shoqëror.Të shtunën (05.08) kreu i Kishës Katolike do të vizitojë vendin e shenjtë Fatima në veri të Lisbonës. Të dielën papa do të mbajë në një park në periferi të Lisbonës meshën përmbyllëse të Ditës Botërore të Rinisw./DW

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite