Papagalli zbulon tradhtinë e burrit
gruaja e merr si dëshmitar në polici

Papagalli zbulon tradhtinë e burrit<br />gruaja e merr si dëshmitar në polici
Një burrë për pak sa nuk ka përfunduar në burg pasi papagalli i zbuloi tradhtinë me shërbëtoren.
 
Tradhtia u zbulua pasi papagalli nisi të përsëriste frazat flirtuese para gruas së tij.
 
Ajo prej kohësh kishte dyshuar për lidhjen e bashkëshortit me shërbëtoren në shtëpinë e tyre në Kuvajt, ndaj sapo papagalli tha atë që kishte dëgjuar ajo e mori si dëshmitar dhe u nis në polici.
 
Tradhtia bashkëshortore, është e paligjshme në Kuvajt dhe dënohet me burg. Nëse dëshmia e zogut do të ishte pranuar burri do të ishte përballur me një dënim të rëndë për pamaturinë e tij.
 
Por për fatin e tij të mire autoritetet thanë që papagalli nuk mund të pranohet në gjykatë pasi ato fraza ai mund t’i ketë dëgjuar në televizion apo radio.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima