Hamasi ka akuzuar Nikolay Mladenov, përfaqësues i Bordit të Paqes se mban përgjegjësi për përshkallëzimin e fundit të dhunës izraelite në Rripin e Gazës.

Akuza vjen në prag të një raundi të ri bisedimesh në Kajro, ku pritet të diskutohen hapat për zbatimin e armëpushimit të hyrë në fuqi në tetor.

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, tha se lëvizja palestineze po punon në të gjitha drejtimet për të siguruar respektimin e marrëveshjes dhe për të detyruar Izraelin të zbatojë angazhimet e marra në fazën e parë. Sipas Hamasit, si Bordi i Paqes ashtu edhe Mladenov kanë përgjegjësi për përshkallëzimin e veprimeve izraelite në territor.

Ndërkohë, tensionet mbeten të larta në Gaza, ku sipas të dhënave të cituara në raport, numri i viktimave palestineze ka vijuar të rritet që nga hyrja në fuqi e armëpushimit.


Lajmi kryesor:

Netanjahu urdhëron sulme në Liban: Nuk do të ketë paqe në Bejrut! SHBA godet Iranin, Teherani paralajmëron: Armëpushimi po shkelet, pasojat do të jenë të rënda