TIRANE- Kur të vendos rregullat e vlerësimit të gjyqtarëve Gjin Gjoni. Është sa paradoksale aq edhe për të qeshur, pasi Gjoni gjyqtari më i përfolur kohët e fundit për një sërë skandalesh deri në fshehje pasurie, është zgjedhur nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në përbërjen e komisionit të vendosjes së rregullave të vlerësimit me pikë, të 361 gjyqtarëve në Shqipëri.

Një vendim që mban datën 17 janar të këtij viti, i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe i firmosur nga nënkryetari i këtij këshilli Elvis Çefa, ka përzgjedhur të parin Gjin Gjonin, si pjesë të grupit të punës që do përcaktojë rregullat e vlerësimit të gjyqtarëve në vend.