Paradoksi/ Marsida Xhaferllari avokatja e qeverisë Berisha për të mbrojtur marrëveshjen e detit me Greqinë në Gjykatën Kushtetuese

Paradoksi/ Marsida Xhaferllari avokatja e qeverisë Berisha për të mbrojtur marrëveshjen e detit me Greqinë në Gjykatën Kushtetuese

Marsida Xhaferllari dhe Sali Berisha

Marsida Xhaferllari, e përzgjedhura e Presidentit Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ka përfaqësuar qeverinë Sali Berishës, në fund të vitit 2009 dhe në fillim të vitit 2010, për të mbrojtur në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e detit me Greqinë, pakt i cili u hodh poshtë nga gjykata si antikushtetues dhe në dëm të interesave të Shqipërisë. Xhaferllari, të cilën Meta e emëroi përmes një dekreti të kontestuar anëtare të Kushtetueses, në vendin vakant që ishte plotësuar ndërkohë nga Arta Vorpsi, ka parashtruar të gjithë argumentet mbrojtës para kësaj gjykate, për të lënë në fuqi paktin detar me Greqinë. Në emër të qeverisë Berisha, zonja Xhaferllari, ka parashtruar para anëtarëve të atëhershëm të Kushtetueses (Vladimir Kristo, Kryetar, Fehmi Abdiu, Kujtim Puto, Petrit Plloçi, Vitore Tusha, Sokol Berberi, Sokol Sadushi, Admir Thanza dhe Xhezair Zaganjori), gjatë argumente në mbrojtje të marrëveshjes detare, negociuar në fshehtësi me palën greke nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Jashtëm Lulzim Basha.

Gjatë periudhës që ka marrë rolin e avokates së qeverisë, Xhaferllari rezulton se ushtronte në të njëjtën kohë (2008-2013) detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, duke punuar pranë ish-ministrave të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe Eduard Halimi. Pikërisht për shkak të kësaj detyre në Ministrinë e Drejtësisë, sipas Komisionit të Vetingut, Xhaferllari ka humbur statusin e gjyqtares, ku për rrjedhojë nuk ishte subjekt i ligjit të Vetingut. Pas vitit 2013 deri në fund të vitit 2018, ajo ka shërbyer i Kryeinspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, një institucion i kritikuar fort nga ndërkombëtar për mbrojtjen e gjyqtarëve të korruptuar. Xhaferllari, ka punuar pranë ish-krerëve të KLD Bujar Nishani dhe Ilir Meta, ndërsa kishte pikërisht për detyrë për trajtimin e ankesave ndaj gjyqtarëve. Gjatë detyrës si kryeinspektore janë regjistruar me mijëra ankesa kundër gjyqtarëve, ndërsa numri i ndëshkimeve është i papërfillshëm. Këto të dhëna shpjegojnë pse Presidenti Meta emëroi Xhaferllarin në Kushtetuese jashtë listës, jashtë afatit dhe për më tepër për një vend të plotësuar, si dhe pse Partia Demokratike hesht për këtë emërim.

6 argumentet e Marsida Xhaferllari në mbrojtje të paktit detar me Greqinë:

1 Kërkuesi nuk legjitimohet për të iniciuar një gjykim të kontrollit abstrakt të normës ligjore, për shkak se subjekte të tillë kanë detyrimin të argumentojnë lidhjen e çështjes me interesat e tyre, gjë të cilën kërkuesi nuk rezulton ta ketë bërë përmes kësaj kërkese. Kërkuesi nuk ka dhënë asnjë argument që provon interesin e prekur nga ligji objekt shqyrtimi.

2 Shqipëria dhe Greqia nuk i kanë përcaktuar asnjëherë më parë kufijtë detarë ndërmjet tyre dhe për këtë arsye faktet historike të paraqitura nga kërkuesi nuk janë të sakta.

3 Konsultimi publik nuk është standard kushtetues por lidhet me vullnetin politik, prandaj nuk mund të jetë shkak i tillë që të mund ta bëjë marrëveshjen antikushtetuese. Ky pretendim mund të ngrihet në rrugën politike të shprehjes së mendimit, konkretisht gjatë procedurave parlamentare. Kërkuesi i ka të gjitha mundësitë që në rrugë parlamentare të realizojë procesin e konsultimit, i cili, sipas tij, ka munguar në lidhjen e kësaj marrëveshje.

4 Nuk qëndron pretendimi për mungesë informimi dhe transparence, pasi vetë kërkuesi nuk ka pranuar të marrë pjesë në punimet e parlamentit. Është kjo arsyeja që ai nuk ka pasur mundësi të njihet nga afër me dokumentacionin lidhur me përgatitjen, negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes. Përveç kësaj, kërkuesi nuk paraqet asnjë provë që të vërtetojë se i është mohuar dhënia e informacionit pas kërkesës së bërë zyrtarisht prej tij.

5 Pretendimi për mungesën e hartave shoqëruese nuk është shkak për pavlefshmëri, pasi në periudhën e zhvillimit të teknologjisë dixhitale përcaktimi i koordinatave është më se i mjaftueshëm për të përmbushur funksionin e përcaktimit të kufirit.

6 Negocimi i marrëveshjes është shtrirë në një hark kohor prej 3 vitesh, megjithëse interesi i palës shqiptare për përcaktimin e saktë të kufijve ka qenë i dokumentuar që prej 1993. Nga ana e qeverisë janë bërë të gjitha përpjekjet që bisedimet të bëhen të njohura për publikun që prej momentit që ka pasur interesim për këtë çështje.

Marsida Xhaferllari avokatja e qeverisë Berisha për të mbrojtur marrëveshjen e detit me Greqinë në Gjykatën Kushtetuese  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opioninion: 17/11/2019 09:18

    ka lidhje xhavellari ne krimeneli te berati kaqne dashnorja kriminele te berati adikone vrasje ne ure vajguroe para stadymi tomori ak lidhje me buran tomoro ka lidhje terorisem

    Përgjigju
  • Populli: 16/11/2019 22:54

    Te zhduket urgjent nga sistemi I drejtesise s'kane nevoje shqiptaret per pacavure te tilla

    Përgjigju
  • Noteri: 16/11/2019 22:48

    Ma sillni mua se keshtu funksiono ketu me qeverine Edi Kajmakut

    Përgjigju
  • BRSS: 16/11/2019 21:46

    FYTYRE E NEVERITUR KJO ESHTE NEPERKE DHE DUHET SHTYPUR KOKA

    Përgjigju
  • pali: 16/11/2019 19:26

    NE asnje menyre te mos zgjidhet kjo plehre per gjyqtare kushtetuese,,,kjo duhet te cohet ne gjyq per tradheti ndaj atdheut…///

    Përgjigju
    • shqiptari: 18/11/2019 12:37

      Zoti PAL,akoma nuk e kuptuar se ne Shqiperi drejtojne antishqiptaret? Nuk e ke kuptuar akoma se edhe ligjet ata i bejne dhe i zbatojne me zell ne dem te shqiptareve dhe interesave te kombit shqiptar? Keto laviret si puna e kesaj ketu jane thjesht sherbetore te zellshme ne arritjen e qellimeve qe kane UDB dhe ASFALIA greke.

    • Refugjati: 16/11/2019 21:03

      Po ku e kemi gjykaten ne o shoku nuk e shikon si hahen keta si ata qent per kocka

  • USA: 16/11/2019 19:14

    SA E PESHTIR QE ESHTE DUKET QE NE FYTYR PO NGELI DREJTESIA NE DORE TE KESAJ NE DUHET TE VRASIM VETEN GJYQTARET ME TE QELBUR SI PUNA E KESAJ DO BEJN DREJTESI ?

    Përgjigju
  • KRIMINELI ZI ILIR FLORITI: 16/11/2019 18:15

    Shikoni se çfar krimbi është ilir kak meta. Shikoni ktë karakurvën e pisët që mbronte shitjen e detit me një fjal kjo karakurv ishte dakort ti shitesh vatani e ilir mut meta e vë në gjykatēn kushtetuse po ka më tradhëti e më pisllik që i bēhet këti kodosh populli debil e rrin si dele nuk i marrin zvarr politikanët nga të 4 krahët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj