Çdo shqiptar do të ‘fusë’ në portofolin e tij çdo ditë mesatarisht 33 euro, përgjatë 12 muajve të ardhshëm, me rritje prej gati 2 euro krahasuar me një ditë të 2025-ës. Ky është parashikimi i bërë nga Ministria e Financave në projektbuxhetin e 2026-ës, ku është planifikuar që të ardhurat për frymë të arrijnë në 991 euro në muaj.
Në relacionin e buxhetit 2026 thuhet se të ardhurat për frymë do të kapin vlerën e 11 mijë e 899 euro nga 11 mijë e 260 euro këtë vit, me rritje prej 639 euro. Ky përmirësim sipas qeverisë do të vijë nga rritja ekonomike e parashikuar në 4%, ulja e nivelit të papunësisë në 7.6% nga 8.5% aktualisht, si dhe nga rritja e pagave. Mbi këto pritshmëri, qeveria pret edhe shtim të konsumit, si një nga kontribuuesit kryesor të rritjes ekonomike të vendit.
Me ambicien për të shtuar jo vetëm shifrat në sasi por edhe ato në vlerë të turistëve, pra jo vetëm numrat e pushuesve por edhe të ardhurat që vijnë prej tyre, qeveria beson se turizmi do të jetë kontribuuesi kryesor në rritjen ekonomike të pritshme në 4% në vitin që vjen. Rol të rëndësishëm do të ketë edhe sektori i ndërtimit, i cili po njeh hov jo vetëm në më shumë kantiere të reja por edhe në çmime.
Prodhimi i Brendshëm Bruto në 2026-ën planifikohet në rritje me 1.4 miliardë euro, nga 26.9 miliardë euro këtë vit në 28.3 miliardë euro në vitin që vjen. Shqiptarët do të jenë më të pasur se këtë vit, por do të kenë edhe më shumë borxhe për të paguar. Borxhi publik në 2026-ën do të jetë sa 53.6% e Prodhimit Kombëtar, ose 15.1 miliardë euro. Nëse këtë vlerë e përpjesëtojmë me 2.4 milionë banor që ka Shqipëria, rezulton se çdo qytetar ngarkohet me borxh afro 6,314 euro.
Komente

Shqipëria po arrin ne 2025 ta munde me GDP edhe Bosnien , per here te pare Shqipëria arrin ne 2025 vit jubilee arrin 30 billion $ GDP , duke llogarit popullsia shqiperise me 1 janar 2026 pritet 2,340,000 banore kemi GDP/capita shume shume optimale ! Shqipëria nese investon edhe metro dhe rruget rurale ne tirane e kthen zone fantastike ! Reshjet hidrike futen ne Shqipëri afersisht 15 mil € plus per 7-8 dite ne 2024 ishte -10 mil € pra kemi edhe situate hidrike (shiten energji) kjo Po kthen GDP totale diku tek 30blion $ apo 30,01billion $! Bravo
PërgjigjuJo vetëm Bosnjen. Kemi kaluar edhe Maqedoninë, Bjellorusinë, Armeninë, Gjeorgjinë. Në 10 vendet më të varfra të evropës ne kishim pas vetes vetëm Kosovën dhe Moldavinë. Tani kemi para vetëm Malin e zi dhe Serbinë.

Përgjigju