Carlo Ancelotti i ka tejkaluar të gjithë konkurentët dhe është bërë opsioni numër një për stolin e Real Madrid. Trajneri italian fillimisht nuk ishte në lupën e Fiorentino Perez, por sipas mediave spanjolle që gjejnë konfirmim edhe në Itali, ai tashmë është shumë më i avantazhuar se Raul, Conte apo Pochetino.
Për Raul Reali nuk është i bindur për eksperiencën që ai ka, ndërsa Conte ka kërkesa të larta ekonomike dhe taktike. Përsa i përket Pochetino-n klubi ‘galaktik’ nuk është gati për t’u futur në një betejë me Paris SG. Për të gjitha këto arsye Anchelotti mbetet më i arsyeshmi pavarësisht se ka kontratë deri në 2024 me Everton. Vlen për t’u theksuar se Anchelotti e ktheu Real Madrid të triumfi në Champions League në vitin 2014 pas një periudhe të gjatë thatësire.