Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar sot se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë objekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në vendin tonë.
Në lidhje për të folur për këtë temë të ftuar në ‘Repolitix’ janë Artur Meçollari, ish-komandant i flotës, Gjenarali Dede Prenga, analistët Endri Tafani dhe Florian Arapi.
Sipas Meçollarit objekti kryesor në Shqipëri i Iranit është MEK. Ndër të tjera ai thekson se MEK është e vetmja pikë kundër Iranit në të të gjithë Europën.
“Në të gjithë hapësirën europiane ‘MEK’ është e vetmja pikë kundër Iranit. MEK është objekt i luftës psikologjike dhe elektronike që zhvillohet mes Iranit dhe opozitës. Nuk është çudi që MEK të jetë një objekt. Irani godet një objektiv të nivelit taktik operativ. MEK është kundër regjimit të Iranit. Për mua ka grupe të lidhura me Iranin por nuk janë aktive”, tha Meçollari.
Ndërkohë Tafani thotë se paralajmërime të tilla nuk ka pasur në vendin tonë por në të gjithë botën.
“Kur kam aktet terroriste të tyre nuk i kanë bërë vetë por me grupe të tyre. Paralajmërime të tilla nuk ka pasur vetëm te ne ka pasur edhe në Europë. Te ne kjo vjen pasi ne kemi MEK-un në Shqipëri”, tha Tafani.
Për Arapin pavarësisht se nuk duhet të panikosemi nga një njoftim i tillë është mirë që të marrim masa parprake për të shmangur çdo situatë të pakëndshme.
“Që në fillim jam shprehur që ekziston një rrezik, nuk mund t’i shmangemi dhe të flemë mbi dafina se ne na mbron NATO apo jemi larg e s’na ka goditur njeri. Ekziston një rrezik, por gjasat janë të ulëta. Strehimi i MEK-ut na ka çuar në këtë situatë. Ne kemi bërë një gjë që nuk e ka bërë asnjë tjetër. Nuk ka nevojë për panik, ky lloj lajmërimi është bërë për të shtuar vigjilenlcën. MEKU është grupi opozitar më i organizuar i Iranit”, tha ai.
Prenga gjithashtu nënvizon se kjo situatë duhet të vlerësohet nga strukturat e shtetit veçanërisht për të informuar qytetarët.
“Njoftimi vjen si një rezultat i një informacioni dhe kanaleve të ndryshme që ata i kanë të klasifikuar dhe kjo duhet të vlerësohet nga strukturat shtetërore. Nuk jemi para një paniku, por kjo nuk do të thotë të mos marrim masa. Vlerësimi i situatës dhe kontakti institucionet përgjegjëse është për të ritur veprimin dhe për të informuar qytetarët. Ne kemi patur sulme të shtuara kibernetikje dhe kjo tregon që duhet marrë masa edhe pse nuk jemi të rrezikuar nga goditja me raketa. Është një thirrje që duhet vlerësuar duke filluar nga kreu i shtetit”, thotë Prenga.
Nga ana tjetër Meçollari shton se duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, pasi sipas tij ky njoftim ka ardhur pas analizave të detajuara.
“Këtu nuk kemi një njoftim të përgjithshëm, ky njoftim është i parë zyrtar që nga fillimi i luftës. Kjo deklaratë është e mjaftueshme që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Për këtë njoftim janë bërë shumë analiza, prandaj duhet të merret seriozisht pa përhapur panik”, përfundoi Meçollari.
Komente











