TIRANË- Analisti Frrok Çupi shprehet i bindur se ish-kryeministri Sali Berisha "do të marrë me vete para drejtësisë" edhe Lulzim Bashën. Për këtë qëndrim tij, Çupi ka listuar edhe argumentet në 'Top Talk', duke thënë se Berisha dhe Basha "i kanë bërë së bashku" punët në dëm të vendit.
Çupi: Partia Socialiste po tregon shenjat e një emancipimi shumë të lartë. Berisha po luan një skemë të tërë, është një arenë e tërë kur lëviz nga njëri cep në tjetrin. Partia Demokratike udhëhiqet nga Berisha. Në vend që PD të kishte një gen demokratik, të kishte një ADN demokratike, po të bëni ADN e Berishës dhe atë të PD është e njëjta gjë. Domethënë po ta thërrasësh për një krim të ndodhur, e zëmë që PD është person dhe hetimi të thërrasë Berishën, është e njëjta ADN. Merr një qime nga PD dhe një qime floku nga Berisha, është e njëjta.
Basha e kontrollon PD përmes Berishës. Nëse nuk do ishte Berisha, do ishte Basha. Berisha po flet për një rikthim me një qëllim që lidhet me Bashën për të kërcënuar të tjerët që nëse nuk zgjidhni Bashën, do kthehem aty.
Gazetari: Po tezat që po kthehet për të mbrojtur veten në konfliktin me SHBA?
Çupi: Kjo është një çështje tjetër. Në fund fundit, Berisha nuk po i bën nder Bashës sepse po e merr me vete. Berisha është duke ikur. E pamundur që të ndahet nga Basha, jo vetëm për arsye gjenetike politike, por sepse fajet e Berishës për të cilat akuzohet rëndë nga SHBA, në segmentet e pas viteve 2005 ose 1999 janë së bashku me Berishën. Ki parasysh rolin e Bashës në Kosovë, bashkëpunimi me serbët dhe kundër UÇK-së.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.7%
-
Keq
61.2%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1671
Lajme të tjera
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Vota e diasporës dhe problematikat e emigrantëve, Basha takim me bashkatdhetarët në Itali
26 Prill, 15:02
-
Rithemelimi kërkoi interpelancë për emisionin në Rai 3, Rama: S’ka urgjencë për autorët e kësaj shfaqje të shëmtuar! Gatuajnë shpifje e ua japin të huajve si akuza
26 Prill, 13:08
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi për organizimin e panaireve, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë (VIDEO)
26 Prill, 08:18
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
Frrok Çupi: Se me cilin më ngjan ky stil i gazetarit italian!
25 Prill, 15:07
-
4 akuza, Adriana Kalaja padit familjarisht Lulzim Bashën! Kallëzon në SPAK edhe Aurela Bashën e Erion Isufin
25 Prill, 13:28
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10