Paralajmërimi i Ramës për Metën: Njerëzit kanë padurim të madh, po s'u lidhën ata të 'Besëlidhjes' s'kemi besë tek drejtësia

Paralajmërimi i Ramës për Metën: Njerëzit kanë padurim të madh, po s'u lidhën ata të 'Besëlidhjes' s'kemi besë tek drejtësia

Ilir Meta dhe Edi Rama

Nga kongresi socialist kryeministri Edi Rama ka lëshuar një paralajmërim për Presidentin Ilir Meta, që ditën e hënë ka thirrur një tubim në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' kundër qeverisë, për të shpartalluar, atë që ai e cilëson 'grusht shteti'. Duke nënkuptuar ish-aleatin e tij, sot kundërshtar në Presidencë, Edi Rama tha se "besëlidhësit e rinj që janë armiq të Reformës në Drejtësi". Pikërisht për Reformën në Drejtësi, Rama tha se i kupton njerëzit që kanë padurim të madh për të parë drejtësinë dhe 'besoj se nuk them ndonjë sekret apo ndonjë gjë të pasjellshme nëse them që shumica dërrmuese e popullit drejtësinë e lidh me atë të 'Besëlidhjes'" referuar Ilir Metës, pasi kreu i shtetit ka folur për një 'besëlidhje' mes tij dhe popullit, ndërsa shton me tej kryeministri "po nuk u lidhën ata nuk kemi besë tek drejtësia". Por çdo gjë mbetet deri te paralajmërimi sepse kryeministri thekson se "kjo nuk është as detyra jonë as mundësia jonë. Detyra jonë është të bëjmë drejtësinë që pastaj merret me kë duhet të merret".

"Unë e kuptoj shumë mirë që njerëzit kanë padurim të madh për të parë drejtësinë dhe besoj se nuk them ndonjë sekret apo ndonjë gjë të pasjellshme nëse them që shumica dërrmuese e popullit drejtësinë e lidh me atë të 'Besëlidhjes', po nuk u lidhën ata nuk kemi besë tek drejtësia. Unë e kuptoj këtë. Por kjo nuk është as detyra jonë as mundësia jonë. Detyra jonë është të bëjmë drejtësinë që pastaj merret me kë duhet të merret. Kthe kokën pas s’ka kundërshtar, shiko para, është bosh, vërtet dalin shajnë e bërtasin, janë si goditjet e lugëve në tenxhere bosh. Dhe në këto kushte ne duhet ta lexojmë këtë rrezik, se njerëzit e ndjejnë shumë më shumë se ne ‘boshin’. Ne përjetojmë gjithë goditjen sulmet, e akuzat.

Duke qenë të rrethuar nga boshi, ndjehemi si qendra e botës. Po njerëzit nuk i shohin këto. Njerëzit po presin besëlidhjen e Lezhës në datën 2 Mars. Mendoni se njerëzit do të ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me besëlidhësit e rinj që janë armiq të Reformës në Drejtësi. Nuk i shohin njerëzit fare këto. Njerëzit shohin nga ne. Ne duhet të shohim përtej dhe duhet të shohim shumë përtej atyre që jemi mësuar të fitojmë. Nesër do kërkohet shumë më tepër. Nuk duam të merrem fare me katandisjen e konkurrentëve. Ne duhet të kuptojmë sot se ky boshi është armik i rrezikshëm" deklaroi Edi Rama. Presidenti Ilir Meta në datë 2 mars, ditën e hënë pasdite ka thirrur një tubim kundër kryeministrit Edi Rama në bulevard për të çmontuar atë që ai e cilëson 'grusht shteti'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lush berbali: 01/03/2020 06:51

    Te lumte goja Edi! Me ne fund nje deshire mbareshqiptare. Do te besoj tek drejtesia e re kur te shoh krapin e madh ne burg. Ndryshe mbeten vetem llafe dhe e kote te vazhdoj te votoj per ty.

    Përgjigju
  • Mese e vertete ...: 29/02/2020 21:52

    Mendimi i Popullit njesoje Si ky Moment.. Plehrat Floriri. Serbi. Sali,, djali i Diktatorit. Enver,, Lulezimit. Lulushkes dhe Ajo. Laraska. Monika Burgu i prete .. USA dhe Evropa jau ka prere. Bileten ne Burgun e Shkodres ...

    Përgjigju
  • RESPEKT EDI RAMA: 29/02/2020 17:17

    Edi Rama je bur Shteti jo lapanjoz si ilir floriri njeri i tej diskretituar. Po përpëlitet si pula kur i presin kokën se e ndjen miu tërmetin e do me dal nga kanali i ujrave të zeza po s'ka shanc ilir floriri me kompani. RROFT USA NË JET TË JETVE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë