Janë zbardhur emrat e 12 prej 20 prokurorëve të SPAK që do shpërndahen në 12 qarqet e vendit, duke krijuar atë që sipas strategjisë kundër krimeve elektorale konsiderohet si “Task-Forca” për parandalimin e krimeve gjatë fushatës elektorale.
“Task-Forca”, do ketë një periudhë funksionimi që do vijojë për 3 muaj me radhë nga muaji Shkurt 2025, deri në muajin Maj 2025, kur dhe do zhvillohen zgjedhjet parlamentare
Në krye të kësaj Task-Force do qëndrojë kryeprokurori Altin Dumani, ndërsa për kryeqytetin janë caktuar të monitorojnë krimet elektorale zv/drejtuesi i SPAK dhe drejtuesi i seksionit të krimit të Organizuar, Adnand Xholi dhe Drejtuesi i seksionit kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, Klodian Braho e së bashku me ta edhe Dumani.
Në Gjirokastër është caktuar si prokuror koordinator Arben Kraja, në Elbasan, Ols Dado, në Shkodër Dritan Premçi, në Kukës Anita Jella, në Berat, Behar Dibra, në Durrës Ervin Kondili, në Fier Doloreza Musabelliu së bashku me Sotir Kllapin në Dibër Ervin Gokaj dhe në Korçë, Vladimir Mara.
Të gjitha këta prokurorë gjatë periudhës 3 mujore do marrin takime dhe zhvillojnë mbledhje me Drejtorin dhe strukturat policore të qarkut ku kanë emëruar si koordinatorë special.
Njësoj si koordinatorët politikë të emëruar nga PD, PS dhe LSI, ashtu dhe SPAK në çdo qark ka futur dhe koordinatorët e tij në këtë fushatë elektorale.
Qëllimi i takimeve, do jenë për ngritjen e një pune operative me qëllim evidentimin e rasteve, ku ka tendencë për blerjen e votës nga elementët e subjekteve politike.
Së bashku me secilin prokuror do jenë dhe grupe të caktuara me oficerë të BKH-së.
Lista e koordinatorëve
Adnand Xholi në Tiranë
Altin Dumani në Tiranë
Klodian Braho në Tiranë
Arben Kraja në Gjirokastër
Ols Dado në Elbasan
Dritan Prenci në Shkodër
Anita Jella në Kukës
Behar Dibra në Berat
Ervin Kondili në Durrës
Doloreza Musabelliu në Fier
Sotir Kllapi në Fier
Ervin Gokaj në Dibër
Vladimir Mara në Korçë
Elida Kacckini në Vlorë
Bledar Maksuti në Vlorë
Manjola Kajana në Vlorë
/ Top Channel /
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Shkurt, 08:49
A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?
-
Po
37.2%
-
Jo
56.1%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 3160
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Rama dhe Berisha kanë marrë çelësat e zgjedhjeve! SPAK t’i hyjë me themel
24 Shkurt, 22:56
-
'5 Pyetjet'/ Shabani: Zyrtarë me rrogë publike bëjnë jetë sheikësh, si mund të dalësh të mbrosh vilat e Berishës
24 Shkurt, 22:11
-
GJKKO tha se Dado nuk e quajti ‘ndyrësirë’, Veliaj: Ftoj gjykatën të publikojë audion, jam kërcënuar nga prokurori në seancë
24 Shkurt, 22:00
-
‘E di se ku shkon ky...’, shfryrja me vete e Ols Dados ndaj Erion Veliajt! Report Tv siguron AUDIO nga seanca në GJKKO
24 Shkurt, 21:01
-
Balla në Udine: Shqipëria nuk është më sot 'delja e zezë' e Europës, synimi ynë, destinacion turistik jo vetëm për verën
24 Shkurt, 19:56
-
Debat në 'Studio Live' mes avokatëve, Beqiri: SPAK po helmohet nga brenda! Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë
24 Shkurt, 19:06
-
Alibeaj: Berisha ka frikë, prandaj e sulmon SPAK, e pamundur të shkrihet! Ata që zhgënjen nga primaret e PD, i presim te 'Djathtas 1912'
24 Shkurt, 17:48
-
Përplasje brenda PD-së në Fier, ish-kandidatja për deputete 'shpërthen' ndaj Gaz Bardhit, kërkon rikthimin e Luan Baçit: Ndryshe humbja është e sigurtë
24 Shkurt, 17:41
-
Këlliçi, nga frika për veten tani mbron SPAK-un, por para disa muajsh akuzonte Altin Dumanin se kishte marrë 3 milionë euro për të mos prekur Erion Veliajn! Kur politika bëhet qesharake (VIDEO)
24 Shkurt, 17:11
-
Eduard Zaloshnja: Regjistrimi i emigrantëve në KQZ, Berati e Dibra më mirë, Vlora e Shkodra më keq
24 Shkurt, 16:21
-
Hetimi ndaj Veliajt, deputetja e PS, Klotilda Bushka 4 orë në SPAK, avokati: Nuk ka akuzë (VIDEO)
24 Shkurt, 16:05
-
Pronari i spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu paraqitet në SPAK për 3 orë! Nuk dihet arsyeja
24 Shkurt, 15:38