I shpëtoi atentatit dy vite më parë teksa ishte vënën nën shënjestrën e vrasësve me pagesë të komanduar nga Admir Tafili, Edmond Cakmashi 42 vjec nga Tirana arrestohet nga policia me akuzën e kërcënimit dhe tentativës së vrasjes së vëllait të tij.
Ka qenë një telefonatë e mbërritur në sallën operative të policisë së Tiranës që ka parandaluar krimin në familje duke shpëtuar Roland Cakmashin dhe duke sekuestruar pistoletën që shihni në foto.
Edmond Cakmashi rezulton person me precedent penal të mëparshëm ndërsa dy vite më parë ai mbeti i plagosur duke i shpëtuar vrasjes me pagesë.
Tentativa për vrasjen e Cakmashit është rrëfyer nga i penduari Kristi Pine i cili ka deklaruar për hetuesit se në për të vrarë Cakmashin ishte përfshirë ai dhe Alfred Qefaliaj. Por atentati 4 shtatorit 2014 dëshmoi.
Tashmë Edmond Cakmashi do të përballet me drejtësinë për tentativë vrasje brënda familjes si dhe armbajtje pa leje.
Vellai telefonoi Policine
Konflikti mes dy vëllezërve që mund të agravonte në vrasje është parandaluar nga Policia e Tiranës.
Njëri prej vëllezërve, me iniciale R.Ç ka telefonuar në komisariatin numer 1 te policisë ne kryeqytet për të denoncuar dhunën fizike që i vëllai Edmond Ç, 40 vjeç kishte ushtruar mbi të.
Sipas Policisë 40-vjeçari ka kërcënuar të vëllanë se do ta vriste. Policia ka arritur menjëherë në banesë dhe ka arrestuar kërcënuesin e i ka sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë model 54, me një krehër dhe 5 fishekë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com