Papa Françesku tregon parandjenjat e tij: Zoti më ka zgjedhur për një mision të shkurtër.

Gjatë një interviste në një televizion Meksikan Papa Françesku është shprehur se parandien që nuk do të qëndrojë më shumë se 2 apo 3 vjet në krye të Selisë së Shenjtë në Vatikanit.
 
“Kam parandjenjën se papati im do të jetë i shkurtër”, është shprehur Ati i Shenjtë.
 
Papa Françesku ka shënuar përvjetorin e dytë në krye të Selisë së Shenjtë.
 
Më tej, gjatë intervistës Papa është shprehur se ka një parandjenjë që Zoti e ka zgjedhur për një mision të shkurtër dhe se është gjithmonë i hapur ndaj kësaj mundësie. “Është një ndjesi e çuditshme”, -është shprehur Papa.

“Ka gjasa që pas 4-5 vjetesh, nuk e di ndoshta edhe pas 2-3 vjetësh të jap edhe unë dorëheqjen ashtu siç bëri paraardhësi im Papa Benedikti i 16-të, i cili dha dorëheqjen në vitin 2013 që të mos ishte në krye të Vatikanit deri në fund të jetës së tij”, është shprehur Ati i Shenjtë Papa Françesku.