Parapraket: Shkodra braktis të
djathtën,LSI 1 mandat të sigurtë
LSI siguron një mandat të sigurtë dhe përpiqet për të dytin, ndërkohë që Partia Demokratike merr vetëm një deputet më shumë se PS. Fiton edhe një demokristian “i majtë”
SHKODER - Kur kanë mbetur gati 30 kuti pa u numëruar koalicioni i majtë vazhdon drejt konfigurimit të fitores në qarkun e Shkodrës, të njohur si bastioni i së djathtës.
Qytetarët kanë zgjedhur të jenë kritikë me një qeveri dhe një koalicion të djathtë, që humbi besimin e zgjedhësve në mbarë vendin, përballë dështimeve ekonomike e sociale dhe tendencës për të kthyer praktika të dikurshme jodemokratike.
Kur janë numëruar 384 kuti nga 417 gjithsej e djathta ka marrë pesë mandate, ku kryeson kryetarja e Kuvendit të fundit, Jozefina Topalli.Partia Socialiste ka siguruar katër poste në Kuvend, LSI me presidentin e “Vllaznisë” një, ndërkohë që përpiqet për të dytin. Por, një mandat i gjashtë të majtëve u shtohet nga prania ndër të zgjedhur e demokristianit Mark Frroku.
Qarku Shkodër 11 mandatePD 5 mandate Jozefina Topalli
Helidon Bushati
Voltana AdemiNard Ndoka
Gjovalin Bzheta
PS 4 mandateMimoza Hafizi
Tom Doshi
Paulin Sterkaj
Namik Kopliku
LSI 1 mandatAgron Çela
PKDSH 1 mandatMark Frroku
Analiza e humbjes spektakolare të PD-së që po projektohet nga numërimi i votave deri më tani, është ende shumë herët të bëhet nga strukturat zyrtare të selisë blu, nëse do të bëhet ndonjëherë. Por kjo nuk e pengoi dje Besnik Mustafajn, ish-ministër e zyrtar i lartë demokrat, të vijojë analizimin e disa shkaqeve se përse erdhi kjo fundosje e vërtetë, bashkë me deputetin në largim Mark Marku, ata, në Top Channel, në emisionin maratonë të Sokol Ballës.
Besnik Mustafajt duket se “nuk i del inati” me nënkryetaren e partisë Jozefina Topalli. “Ajo ja doli të bëjë në Shkodër, atë që s’e bëri dot as Enver Hoxha: E ktheu qytetin majtas!”, tha ai, në kritikën e parë direkte ndaj numrit dy të partisë më të madhe qeverisëse deri tani nga një eksponent i deklaruar i së djathtës shqiptare.
Arritja e më shumë deputetëve të majtë ndaj të djathtëve përbën një fitore të thellë për koalicionin e partive anti-Berishë. Pas marrjes së një bastioni tjetër të djathtë, Kavajës, kalimi në opozitë në Shkodër i PD-së është edhe një dështim personal i Jozefina Topallit dhe Sali Berishës vetë.
Redaksia Online
(gksg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vërtetim i vazhdimësisë cinike dhe politike në ditën e buxhetit të Bashkisë së Shkodrës
29 Dhjetor 2022, 11:40
-
Ikën Voltana Ademi, Bardh Spahia merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Shkodrës
31 Mars 2022, 18:08
-
600 gram eksploziv C4 tronditën qendrën e Shkodrës! Asnjë i ndaluar për dy shpërthimet! Voltana Ademi: Tronditëse, të kapen autorët
27 Mars 2022, 09:45
-
Skënder Minxhozi: Berisha mundi Lulin, por dështoi përballë Voltanës
10 Mars 2022, 14:29
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha në Shkodër: Mos votoni në logon e PD se Rama ia ka dhënë Bashës! Beteja jonë kundër të dyve
15 Shkurt 2022, 12:04
-
Zgjedhjet në Shkodër, Berisha me sytë nga Voltana Ademi, por ajo tërhiqet nga gara
29 Janar 2022, 13:06
-
PS Shkodër sulmon Voltana Ademin: Ke shkelur afatin e publikimit të listave të zgjedhësve, bëje menjëherë publike
28 Janar 2022, 17:01
-
Zbardhen emrat e Grupit të Rithemelimit për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia dhe Voltana Ademi mes kandidatëve që do të votohen nga baza të dielën
26 Janar 2022, 09:42
-
Homazhe në 'Loro Boriçi' për Rragamin, Ademi: I dha Shqipërisë emocione të jashtëzakonshme! Meta: Legjenda e të gjithë legjendave
16 Janar 2022, 12:59
-
Këshilli Bashkiak Shkodër miraton buxhetin e vitit 2022! Shtohen investimet, fokus infrastruktura dhe shërbimet
6 Janar 2022, 10:10
-
Voltana Ademi në Kuvendin e Berishës: Historia po na thërret serish si 31 vite me parë, PD 8 vite vetëm rezultate negative
11 Dhjetor 2021, 14:27
-
Heshtja që flet dhe i bën njësoj përgjegjës
2 Dhjetor 2021, 19:08