Paris- 126 vite më parë u përurua Kulla Eiffel
TIRANË, 31 Mars /ATSH/-Më 31 mars të vitit 1899 u përurua në kryeqytetin e Frances, Paris, Kulla Eiffel, monumenti më i vizituar me pagesë në botë, me thuajse 7 milionë frekuentues, por prej vitesh dhe një simbol, një objekt kulti, një pikë referimi, sfondi i fotove të turistëve, modeli i paarritshëm për piktorin dhe arkitektin. Kulla […]
Më 31 mars të vitit 1899 u përurua në kryeqytetin e Frances, Paris, Kulla Eiffel, monumenti më i vizituar me pagesë në botë, me thuajse 7 milionë frekuentues, por prej vitesh dhe një simbol, një objekt kulti, një pikë referimi, sfondi i fotove të turistëve, modeli i paarritshëm për piktorin dhe arkitektin.
Kulla Eiffel, e cila mori emrin e inxhinierit Gustave Eiffel, u ndërtua fillimisht për të shërbyer si portë hyrëse për "Exposition Universelle", panairi botëror i mbajtur në vitin 1889, organizuar në nderim të 100-vjetorit të Revolucionit Francez.
Ndërtimi i Kullës filloi në vitin 1887 dhe u nevojitën përpjekjet e më shumë se 300 punëtorëve për ta përfunduar. Për të krijuar strukturën janë përdorur më shumë se 18,000 copa hekuri të pastër.
Atë kohë, Kulla Eiffel nuk konsiderohej një copë gjeniale arkitekturore, siç cilësohet sot. Për shkak të strukturës së hapur të kullës, procesi i ndërtimit të saj ka qenë shumë i rrezikshëm. Gustave Eiffel e dinte këtë, dhe ndërmori një sërë masash sigurie, përfshirë skela dhe struktura të tjera mbrojtëse lehtësisht të zhvendosshme. Gjatë procesit të punës, është regjistruar vetëm një punëtor që ka humbur jetën.
Kritikët e artit e urrenin këtë kullë. Atyre u vriste sytë dhe e kritikuan ashpër, madje edhe duke publikuar letra të shumta në gazetat lokale që ankoheshin për pamjen e shëmtuar dhe ndikimin që kishte në horizontin e qytetit. Ata prisnin me padurim të përfundonte garancia 20-vjeçare e kullës. Sipas garancisë, në vitin 1909, pronësia e kullës do t'i rikthehej bashkisë së qytetit. Bashkia kishte planifikuar ta çmontonte kullën, por me mbërritjen e afatit të skadencës, u vendos që të mbahej, për arsye se shërbente si mjet komunikimi. U përdor si e tillë edhe gjatë Betejës së parë të Marne.
Ajo i është nënshtruar 17 herë rikonstruksionit të saj. Dhe shumë herë ngjyra i është ndryshuar: nga e kuqe veneciane origjinale, është shndërruar në portokalli, në të verdhë-ari dhe të kuqe të errët. Prej shumë vitesh i është dhënë një ngjyrë bronzi të errët, duke u përshtatur më së miri me ngjyrat e gurëve apo të tarracave të ndërtesave parisiane.
Është një ngjyrë e mbrojtur, në kuptimin që i është rezervuar Kullës dhe nuk mund të përdoret absolutisht për asgjë tjetër arkitekturore./atsh/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.9%
-
PD
13.9%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 1153
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PAMJET ME DRON/ Elbasani epiqendra e Ditës së Verës, mijëra njerëz mblidhen për të festuar
14 Mars, 13:58
-
Superliga luhet në dy ditë, spikat Egnatia - Tirana! Agjenda e javës së 30-të
14 Mars, 13:54
-
Mbyllja e Tiktok në Shqipëri, inxhinieri i IT: Mund të minimizohet, por jo bllokim total! Influencuesit reklamojnë VPN për hapjen e tij
14 Mars, 13:50
-
Itali/ Shqiptari kapet me 10 kg kokainë në makinë dhe banesë! Nervozizmi e tradhtoi, kishte krijuar ‘dhomë’ sekrete për fshehjen e mallit
14 Mars, 13:17
-
FOTO/ Everton 'nxjerr provat', Armando Broja stërvitje të plotë! Shpreson Sylvinho
14 Mars, 13:14
-
FOTOT/ Balona shumëngjyrëshe e stenda me ballokume, ja si u festua Dita e Verës në Tiranë
14 Mars, 13:12
-
Analiza/ Qarku Tiranë, përballja e liderëve më 11 maj! Berisha me besnikët e aleatët, Rama me emra të rinj! ‘Luftë’ e ashpër edhe mes llojit në listë të hapur
14 Mars, 13:09
-
Fundi i një epoke, Donatella jep dorëheqjen nga drejtimi i shtëpisë së modës ‘Versace’ pas 27 vitesh
14 Mars, 13:07
-
'Rihapet' dosja e 'spiunëve rusë' që u futën në uzinën e Gramshit, Gjykata i kthen dosjen Prokurorisë për plotësim
14 Mars, 12:54
-
Skandali i korrupsionit me ‘Huawei’ në Parlamentin Europian, 4 të arrestuar dhe 15 eurodeputetë e ish-zyrtarë të dyshuar
14 Mars, 12:49
-
Itali/ Shqiptari kapet duke shitur kokainë në qytet, Gjykata e dënon me rreth 2 vite burg me proces të përshpejtuar
14 Mars, 12:38
-
VIDEO/ Lionel Messi rikthehet me gol nga dëmtimi, Inter Miami në çerekfinalet e Champions Cup
14 Mars, 12:34