Paris 2024/ Arsyeja pse atletët i bien kambanës pasi fitojnë medaljen e artë Olimpike

Paris 2024/ Arsyeja pse atletët i bien kambanës pasi fitojnë medaljen e artë Olimpike

Kambana në 'Paris 2024'

Tifozët brenda ‘Stade de France’ u kënaqën me një shfaqje të vërtetë të dielën në mbrëmje, ndërsa Noah Lyles fitoi medaljen e artë në finalen e 100 metrave për meshkuj.

Pasi u detyrua të priste me durim rezultatin e garës, sprinteri amerikan parakaloi rreth stadiumit pasi u shpall fitues përpara se të binte një kambanë gjigante në festë.

Por pse ndodh kjo? Ja gjithçka që duhet të dini për kambanën dhe pse sportistëve u kërkohet t’i bien asaj në Paris këtë verë.

Çdo fituesi të medaljes së artë në atletikë po i jepet mundësia t’i bjerë kambanës së vendosur në skaj të pistës së vrapimit. I mbishkruar me ‘Paris 2024’, instrumenti i madh do të zhvendoset në katedralen Notre-Dame sapo të mbarojnë Lojërat.

Me punimet e rinovimit të katedrales që vazhdojnë ende pas zjarrit shkatërrues të 2019-ës, ideja është që tingulli i lavdisë olimpike do të dëgjohet përgjithmonë nga Notre-Dame kur kambana të zhvendoset në shtëpinë e saj të përhershme.

Vetëm dy herë kanë rënë kambanat brenda Notre-Dame që nga zjarri; për varrimin e ish-presidentit francez Zhak Shirak atë vit dhe përsëri në 2020, për të kujtuar përvjetorin e parë të fatkeqësisë që shkatërroi një pjesë të madhe të ndërtesës.

“Në një farë mënyre, Paris 2024 po ndihmon për të rindërtuar Notre-Dame”, deklaroi Pierre-Andre Lacout, një menaxher në Stade de France. “Një pjesë e Lojërave dhe shpirti olimpik do të qëndrojnë në Notre-Dame për gjithë jetën”.

Kreu i komitetit organizativ të Paris 2024, Tony Estanguet, e ka përshëndetur gjithashtu vendosjen e kambanës si një mënyrë për të bashkuar mbështetësit për të ndihmuar në festimin e Francës dhe kulturës së saj.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid