Paris 2024/ Boksierja italiane dorëzohet pas 46 sekondash, përballë kishte një 'mashkull biologjik', reagon Meloni: E padrejtë

Një boksiere transgjinore e cila më parë ishte ndaluar të merrte pjesë në kampionatin botëror për shkak se dështoi në testet e testosteronit dhe të përshtatshmërisë gjinore, ka fituar ndeshjen e saj të parë olimpike pasi kundërshtarja e saj u dorëzua.

Algjeriania Imene Khelif fitoi ndeshjen pas vetëm 46 sekondash, pasi italiania Angela Carini u dorëzua pas disa sekondash. Italiania ra në tokë dhe shpërtheu në lot pas dorëzimit dhe nuk pranoi t’i jepte dorën Khelifit pas shpalljen së vendimit.

Carani tha pas ndeshjes se u dorëzua pas dhimbjeve të forta në hundë që ishin shkaktuar nga grushtet e kundërshtarit.

“Unë nuk jam këtu për të gjykuar, apo për t’u gjykuar. Nëse është e drejtë apo nuk është e drejtë, nuk më takon mua të vendos. Unë thjesht bëra detyrën time si boksierë. Hyra në ring dhe luftova” shtoi Carini.

Kujtojmë që boksierja algjeriane Khelif në kampionatin botëror në Neë Delhi të një viti më parë u skualifiku disa orë përpara ndeshjes së saj, pasi nuk përmushte kriteret e pranimit të IBA.

Ndërkohë që kryemistrja italiane, Giorgia Meloni, po vizitonte sportistët italianë, shprehu kritika në lidhje me faktin se Carini  duhej të boksonte me Khelif.

Duhet t’i kushtojmë vëmendje, në përpjekje për të mos diskriminuar, se ne në fakt po diskriminojmë të drejtat e grave. Kjo është e padrejtë", tha Meloni.

Ajo shtoi se ishte e çuditshme “që mund të ketë një dyshim, dhe shumë më tepër se një dyshim, për një garë të padrejtë dhe potencialisht të rrezikshme për një nga pretendentët në Lojërat Olimpike, një ngjarje që simbolizon drejtësinë sportive“.

S.Dh/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ALBIN: 02/08/2024 10:57

    bastardizimi i qenies njerezore, gjithcka qe po bejne eshte kunder natyres dhe kunder asaj cfare Zoti ka krijuar, bastarde, nje komitet olimpik bastard dhe nje france bastarde.

    Përgjigju
  • Ela: 02/08/2024 05:54

    Silleni ketej ate algjerjanen ti thyke hundet Edit.

    Përgjigju
    • E DREJTA: 02/08/2024 09:15

      Po me perpara ti thyej hundet( edhe kokat) e BANDITIT BERISHA-KARAXHIXH ME BANDEN E TIJ

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'