Paris 2024/ Fitoi medaljen e parë të artë për vendin e tij, në Pakistan e presin si hero

Paris 2024/ Fitoi medaljen e parë të artë për vendin e tij, në Pakistan e presin si hero

Arshad Nadeem

Arshad Nadeem është rikthyer në Pakistan dhe u prit si hero në fshatin ku jeton. Për 27-vjeçarin suksesi në 'Paris 2024' ku arriti që të merrte të artë në disiplinën e hedhjes së shtizës nuk është i zakonshëm, jo vetëm se ishte i pari i artë për shtetin në fjalë në një Olimpiadë, por edhe pse për të arritur deri në majë kishte marrë ndihmën e të gjithë fshatit të Mian Chanu të Punxhabit.

“Njerëzit nuk e dinë se si Arshad ka mbërritur deri këtu. Të afërmit tanë dhe banorë të fshatiti ku jetojmë na kanë ndihmuar ekonomikisht për të mundësuar që ai të stërvitej dhe të konkuronte në eventet që mbaheshin larg zonës sonë”, tha babai i atletit, Muhammad Ashraf.

Ndërsa vetë Arshad Nadeem tha:

“Medalja ime është një dhuratë për vendin tonë me rastin e ditës së Pavarësisë”. Arshad Nadeem u bë i pari pakistanez që i jep medalje ari vendit të tij në një sport individual.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

'Si ka mundësi që Egli vdiq nga një grusht?' Zbulohet përgjimi ambiental mes shokëve të autorit për vrasjen e Progës

'Si ka mundësi që Egli vdiq nga një grusht?' Zbulohet përgjimi ambiental mes shokëve të autorit për vrasjen e Progës