Paris 2024/ Ndotja në Senë, anulohet stërvitja e notit për atletët e triatlonit

Paris 2024/ Ndotja në Senë, anulohet stërvitja e notit për atletët e triatlonit

Ndotja në Senë

Seanca e parë stërvitore e triatlonit e programuar për sot në lumin Sena në Paris është anuluar për shkak të ndotjes, bënë të ditur organizatorët e Lojërave Olimpike. Triatloni është konkurrim trigarësh, ku atletët konkurrojnë në gara vrapimi, çiklizmi dhe noti dhe gara e notit është e programuar të zhvillohet pikërisht në Senë.

Ajo që i druheshin organizuesit e garave ndodhi, me reshjet e shiut në kryeqytetin francez që kanë shkaktuar derdhjen në lumë të ujërave të ndotura të patrajtuara. Ky ka qenë një shqetësim i hershëm dhe niveli i ndotjes në lumë është kontrolluar vazhdimisht.

Një javë para nisjes së Lojërave, kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, notoi në Senë për të treguar që lumi është i pastër, por niveli i ndotjeve ka qenë gjithmonë në limitin e të pranueshmes higjienike.

Pas një mbledhjeje të zhvilluar sot midis organizatorëve të olimpiadës dhe federatës botërore të triatlonit u vendos që stërvitja e sotme të anulohej dhe mbeten me shpresën që ujërat të pastrohen deri më 30 korrik, kur nis gara e triatlonit. Në të kundërt, konkurrimi do të jetë dygarësh, me vrapim e çiklizëm.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga