Paris 2024/ Panik në Lojërat Olimpike, notarja rrëzohet në pishinë! Dërgohet me urgjencë në spital

Paris 2024/ Panik në Lojërat Olimpike, notarja rrëzohet në pishinë! Dërgohet me urgjencë në spital

Tamara Potocka

Notarja Tamara Potocka u shemb buzë pishinës të premten në mëngjes pas një gare kualifikuese të 200 metrave të përziera individuale për femra në Lojërat Olimpike të Parisit dhe iu dha ndihma e parë, teksa më pas u dërgua me barelë në spital.

Potocka, nga Sllovakia, u pa me një maskë oksigjeni teksa u dërgua për ndihmë mjekësore. Personali mjekësor në pishinë tha se ajo ishte e vetëdijshme.

Sportistja u rrëzua pak pasi doli nga uji dhe pothuajse menjëherë u rrethua nga mjekët, të cilët e vendosën atë në një barelë pas rreth një minute dhe e ngritën nga zona e pishinës.

Sa për garën, ajo përfundoi e shtata në baterinë e saj në një kohë 2 minuta e 14 sekonda.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Rama krah Tavos në Himarë para zgjedhjeve: Ky është i tëri i Himarës! Një kazan atje në Greqi tha kam vjedhur pronat

Rama krah Tavos në Himarë para zgjedhjeve: Ky është i tëri i Himarës! Një kazan atje në Greqi tha kam vjedhur pronat