Paris 2024/ ‘Pensionistët’ jashtë, eliminohen dy sportistët më të vjetër në moshë nga Olimpiada
Juan Antonio Jimenez Cobo
Dita e shtatë e 'Paris 2024' nis pa dy sportistët më të vjetër të këtij edicioni të Lojërave Olimpike. Në fakt, kalorësi spanjoll Juan Antonio Jimenez Cobo, 65 vjeç dhe pingopongistja luksemburgase Ni Xia Lian, 61 vjeç, u eliminuan, duke u mundur nga numri një i botës, kinezi Sun Yingsha.
Cobo, fitues i medaljes së argjendtë në Sydney 2000, ishte në Olimpiadën e tij të tretë dhe kishte munguar për 20 vjet që kur paraqitja e tij e fundit ishte në Athinë 2004.
Dje, duke hipur në Euclides Mor, ai u rendit i fundit në grupin e tij D, i kualifikimeve individuale të Dressage. Tani ai do t’i rikthehet stërvitjes së sportit të tij të preferuar, pasi drejton një qendër kalërimi në të cilën është edhe bashkëpronar.
Ni Xia Lian, e lindur në Shangai, filloi të luante pingpong në moshën 7-vjeçare dhe ishte pjesë e kombëtares kineze që nga mosha 16-vjeçare. Në vitin 1983 ajo ishte kampione bote, ndërsa që nga viti 1991 jeton në Luksemburg ku nuk stërvitet apo garon, por menaxhon një hotel së bashku me bashkëshortin e saj.
Ajo në Paris, ku kishte kaluar raundin e parë duke mundur brazilianen Giulia Takahashi, ishte në pjesëmarrjen e gjashtë në Olimpiada dhe motoja e saj në Francë ishte: “E di që nuk jam më e ajo që ishta, por sot jam më e re se nesër: por për sa kohë që ke një synim për të arritur, mosha nuk është pengesë.”
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
31.2%
-
Njësoj
16.9%
-
Më keq
51.8%
Vota total: 6363
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Andy Murray tërhiqet nga tenisi: Krenar dhe me kokën lart
2 Gusht, 14:44
-
Çudira nga Olimpiada, Federata e Atletikës harron të regjistrojë atleten e 100 metrave
2 Gusht, 13:45
-
Paris 2024/ 'Nuk kam frikë të ndeshem', flet kundërshtarja e ardhshme e boksieres algjeriane që shkaktoi debate në Olimpiadë
2 Gusht, 12:56
-
Paris 2024/ Panik në Lojërat Olimpike, notarja rrëzohet në pishinë! Dërgohet me urgjencë në spital
2 Gusht, 12:41
-
Paris 2024/ Presidenti i IOC sqaron situatën e boksieres algjeriane: Khelif është grua, konfirmimi shkencor do të qartësojë çështjen
2 Gusht, 12:00
-
Paris 2024/ Historia e Imane Khelif, boksieres që po përflitet kaq shumë
2 Gusht, 11:20
-
Paris 2024/ Shqipëria tjetër rezultat negativ në Olimpiadë, qitësja Manjola Konini renditet në katër vendet e fundit
2 Gusht, 11:05
-
U mposht nga një 'mashkull biologjik', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring
2 Gusht, 10:00
-
Olimpiada/ E bija fitoi medaljen e artë, i ati arrestohet në Paris për sulm seksual
2 Gusht, 09:30
-
Paris 2024/ Dominon Kina, SHBA-të në ndjekje! Medaljet e fituara pas ditës së gjashtë në Olimpiadë
2 Gusht, 08:33
-
Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)
1 Gusht, 20:16
-
Paris 2024/ Zhgënjen numri një në botë, një kineze mund Suiatek në tenis
1 Gusht, 19:34