Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Noah Lyles dhe momenti deçiziv

Noah Lyles është njeriu më i shpejtë në botë. Ky është titulli i parë olimpik në karrierë për të, i cili erdhi me fotofinish, aq sa u deshën 5 të mijëtat e sekondës për të vendosur kampionin.

Sprinteri amerikan fitoi garën e 100 m në Lojërat Olimpike të Parisit, teksa e kaloi vijën e finishit me një kohë prej 9.79 sekonda. Kishane Thompson dhuroi kohën 9.79 për të përfunduar i dyti dhe Fred Kerley doli i treti, duke shënuar kohën 9.81 për të fituar bronzin.

Garuesit duhej të prisnin për disa momente pas garës për të përcaktuar fituesin. Lyles është vrapuesi i parë amerikan që fiton një medalje të artë olimpike në 100 m për meshkuj që kur Justin Gatlin fitoi medaljen e artë në Lojërat e Athinës 2004.

Pse fitoi Lyles dhe jo Thompson

Në garat e shpejtësisë, përcaktimi i vijës nuk bëhet si në futboll. Në atletikë, ai që ka rëndësi për fotofinishin është pjesa e gjoksit. Dhe Thompson e kalon i pari me këmbën e tij vijën e finishit, pro jo me gjoks, pasi është Lyles ai i cili është i pari mes garuesve që e kalon me këtë pjesë të trupit finishin e kësaj 'gare të çmendur' që e shpalli kampion Olimpik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:35
Paris 2024/ Fotofinishi i çmendur në garën e 100 metrave, këmba e xhamajkanit kaloi e para finishin! Pse fitorja iu dha amerikanit


Sprinteri amerikan Noah Lyles u shpall dje fituesi i garës më prestigjioze të atletikës, asaj të 100 metrave. Sportisti i njohur mundi në një finale të çmendur xhamajkanin Kishane Thompson, me medaljen që u caktua nga fotofinishi, pasi të dy realizuan kohën 9,79 sekonda.

Vetëm pesë të mijtat e sekondës bënë që Lyles të shpallej kampion olimpik në këtë disiplinë. Duke parë pamjet, dallohet se si Thompson është i pari që prek vijën e finishit me këmbën e tij, ndaj shumëkush ka pyetur pse suksesi iu dha Lyles.

Arsyeja është e thjeshtë

Në garat e shpejtësisë, përcaktimi i vijës nuk bëhet si në futboll. Në atletikë, ai që ka rëndësi për fotofinishin është pjesa e gjoksit. Dhe Thompson e kalon i pari me këmbën e tij vijën e finishit, pro jo me gjoks, pasi është Lyles ai i cili është i pari mes garuesve që e kalon me këtë pjesë të trupit finishin e kësaj 'gare të çmendur' që e shpalli kampion Olimpik.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Dënohet me 4 dekada burgim klani italo-shqiptar i narkotrafikut! Drejtohej nga dy vëllezërit shqiptarë, vendimi dhe emrat

Dënohet me 4 dekada burgim klani italo-shqiptar i narkotrafikut! Drejtohej nga dy vëllezërit shqiptarë, vendimi dhe emrat