PARIS - Salla e madhe e pallatit francez “Grand Palais” është shndërruar në një shesh patinazhi rreth 1800 metra katrore, e cila do të jetë vend pushimi dhe argëtimi dimëror për vendasit dhe turistët e huaj. Për ndërtimin e saj janë përdorur pajisje të veçanta, të cilat garantojnë sigurinë e dyshemesë të pallatit historik.
Organizuesi i këtij evenimenti, Olivier Maurey, u shpreh se në këtë pistë mund të rrëshqasin të gjithë duke kaluar kohën me të tjerët apo për ata që duan të ushtrojnë sportin mbi akull. “Pa dyshim është një pistë emocionante ku çdo njeri mund të argëtohet dhe natyrisht edhe për të bërë pak sport të shëndetshëm”, tha Maurey.
Që nga hapja e saj në vitin 1900, në këtë pallat janë organizuar shumë ekspozita arti, ngjarje sportive madje edhe parada mode.
Por kjo është hera e parë që ambienti është kthyer në një shesh patinazhi në akull, dhe njerëzit mund të bëjnë patinazh duke admiruar edhe çatinë më të madhe prej xhami në Evropë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com