TIRANË - Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Universitetet e Arkitekturës,kane prezantuar konkursin për përshtatjen e territorit të ish-Kinostudios në Kopshtin e Artit.
"Qëllimi i projektit është krijimi i një hapësire ekspozimi të përkohshëm dhe të përhershëm për veprat e artistëve të rinj e më gjerë" sqaron vetë MK-ja në faqen e saj zyrtare .
"Projekti që do të realizohet nga Ministria e Kulturës, në një nga platformat e saj kulturore, ka edhe kthimin e territoreve të brendshme në një park për art dhe medium, për të gjitha stinët, për aktivitete sociale, kulturore e ekspozita të hapura, për ngjarje rinore e jo vetëm, pa kufij gjinish dhe formash, madje edhe ato më të guximshmet" shkruhet në materialin prezantues nga ana e MK-së.
Objekti kryesor i hapësirës në aksin e territorit është ndërtesa e Ish-Kinostudios ku aktualisht është vendosur Ministria e Kulturës. Në po të njëjtën ndërtesë ndodhen një sërë institucionesh varësie si Instituti i Monumenteve të Kulturës, Qëndra Kinematografike e Filmit, Qendra e Veprimtarive Folklorike etj. Ndërkohë që apelohet që projektuesit duhet të mbajnë parasysh frymën bashkëkohore të artit dhe formulimit të hapësirave gjatë proçesit të projektimit. Projektet do të paraqiten nga Fakulteti i Arkitekturës , Universiteti Shtetëror i Tiranës, Universiteti Polis dhe Univesiteti Epoka. /ATSH/
/Shqiptarja.com