Parku i fëmijëve, dështon takimi i
Bashkisë Tiranë me Shoqërinë Civile

Parku i fëmijëve, dështon takimi i<br />Bashkisë Tiranë me Shoqërinë Civile
Takimi i shumëpritur mes përfaqësuesve të bashkisë së Tiranës dhe shoqatave mjedisore që kundërshtojnë ndërtimin e këndit të lojrave në parkun e liqenit, duket se ka dështuar. Pas thirrjeve të përsëritura nga bashkia për dialog, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe shoqatave mjedisore kanë lexuar gjatë takimit një deklaratë me kërkesat e tyre e më pas janë larguar nga salla e mbledhjeve.
 
Në një deklaratë për mediat bashkia ka sqaruar se shpreh keqardhjen për veprimin e papjekur ndërsa shkruan se Bashkia e Tiranës prezantoi disa elementë të rinj të draft-masterplanit për zgjerimin e Parkut të Liqenit, në të cilin parashikohet të paktën dyfishimi i sipërfaqes aktuale të Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës.
 
Përfaqësuesit e shoqërisë civile në deklaratën e lexuar janë shprehur se ndërtimi i këtij këndi lojërash është në kundërshtim me ligjin dhe kanë parashtruar nenet e shkelura nga bashkia.

Para largimit nga salla ata u shpreën se “Deri në plotësimin e këtyre pikave” – nuk do të ketë negociata. Shoqëria civile ka organizuar një sërë protestash në kundërshtim të ndërtimit të këndit të lojërave në parkun e liqenit.

Ja deklarata e plotë e bashkisë së Tiranës
Bashkia e Tiranës ftoi për të disatën herë sot në orën 11.00, në sallën e Këshillit Bashkiak, të gjitha shoqatat mjedisore, organizata të ndryshme apo edhe persona të interesuar për t’u njohur deri në detaje mbi projektin e këndit të lojërave për fëmijë te Parku i Liqenit, duke qenë e bindur se vetëm diskutimi dhe debatimi i jep zgjidhje keqkuptimeve për këtë çështje.
Gjatë gjithë kësaj kohe, Bashkia e Tiranës ka shprehur gatishmërinë e saj për të komunikuar, informuar, debatuar e dëgjuar me të interesuarit realë për projektin e këndit të lojërave për fëmijë. Por, pas veprimit të sotëm të disa të pranishmëve, të cilët e braktisën takimin pasi lexuan një deklaratë, vërejmë me keqardhje se qëllimi kryesor i tyre nuk është diskutimi për gjetjen e një zgjidhjeje, por vetëm shoë mediatik i këtij grupimi.
Nisur nga kjo, Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen për veprimin e papjekur të disa të pranishmëve, të cilët në mënyrë krejt të pakuptimtë dhe pa asnjë arsye u larguan nga takimi.
Në takimin e sotëm, Bashkia e Tiranës prezantoi disa elementë të rinj të draft-masterplanit për zgjerimin e Parkut të Liqenit, në të cilin parashikohet të paktën dyfishimi i sipërfaqes aktuale të Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës.
Gjithashtu, Bashkia e Tiranës shpreh falenderimin e saj për pjesën tjetër të shoqërisë civile, ambientalistë të njohur nga publiku, të cilët e respektuan thirrjen tonë dhe qëndruan deri në fund të takimit, dhe dëgjuan e diskutuan për këndin e lojërave për fëmijë.
Bashkia e Tiranës mbetet gjithmonë e hapur ndaj kërkesave të atyre grupimeve që janë vërtet të interesuara për të dëgjuar e diskutuar mbi çështje që shqetësojnë opinionin publik.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën