/ATSH-AFP/ - Parlamenti austriak mbajti sot një minutë heshtje në kujtim të gjenocidit armen, për herë të parë në këtë vend dikur aleat i perandorisë osmane.
"Më 24 prill 1915 u shënua fillimi i persekutimeve që përfunduan në gjenocid", deklaroi presidentja social-demokrate e Parlamentit, Doris Bures para se të ftonte të gjithë deputetët të mbanin një minutë heshtje.
Kjo ceremoni u zhvillua pas hartimit, nga gjashtë grupe përfaqësuese të Parlamentit, të një deklarate të përbashkët për njohjen si gjenocid të masakrës armene.
"Në emër të përgjegjësisë historike, monarkisë austro-hungareze që ka qenë aleate e perandprisë osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, është në detyrën tonë tonë të cilësojmë këtë ngjarje të tmerrshme si gjenocid dhe t'i dënojmë si të tilla", nënvizon teksti, publikuar sot në shtyp.
"Është gjithashtu detyrë e Turqisë për t'u përballur në mënyrë të ndershme me kapitujt e dhimshëm të historisë së saj dhe të njohë si gjenocid krimet e kryera kundër armenëve nën perandorinë osmane", shtoi ai.
/Shqiptarja.com